Muhammed, Ali, Hussein, emrat më popullor në Turqi
Departamenti i statistikave i Turqisë ka thënë se emrat Muhamed, Ali dhe Husein janë emrat më të popullarizuar për djem në Turqi.
Sipas faqes së internetit axhib, më
shumë se 15 milionë njerëz në Turqi janë të emëruar sipas emrit të pejgamberit
të shenjtë të Islamit, Muhammedit (a.s.)
Mbas emrit Muhamed, emrat më të
zakonshëm në Turqi për djemtë janë emrat
Ali, Husein, Ahmed, Mehmet dhe Mustafa.
Për vajzat, emri Fatime renditet i pari në poullaritet, që pasohet nga emri Zejnebe.
Islami është feja kryesore në
Turqi, ku shumica e popullsisë është myslimane.
Sipas disa raporteve, emri i pejgamberit
të Islamit, Muhammedi (a.s.) është bërë emri më i popullarizuar në botë.
Gazeta e përditshme spanjolle ABC
njoftoi vitin e kaluar se rreth 150 milionë njerëz në të gjithë botën e kanë
emrin Muhammed.
Raporti tha se përveç vendeve
myslimane, emri Muhammed gëzon një popullaritet të lartë në shumë vende jo-
muslimane.
Muhamed është emri më i popullarizuar për foshnjat në disa rajone në Francë. Gjithashtu, emri Muhamed renditet i gjashti ndër emrat më popullor në Spanjë dhe Angli , vuri në dukje raporti