Kulturë

Teherani mikpritës i Konferencës Ndërkombëtare “Bota pa dhunë”

Konferenca Ndërkombëtare “Bota pa dhunë, me dialog për paqen dhe të drejtat e njeriut do të mbahet në Teheran më 15 maj 2014.


    Sipas agjencisë IRIB, Shërbimi Botëror, duke cituar agjencinë  IRNA, Mehdi Tahiri, sekretari ekzekutiv i konferencës tha, Lidhur me rezolutën e fundit të OKB-së me një “Botë pa dhunë  dhe ekstremizëm”, (WAVE), e cila është propozuar nga kryetari i Iranit dhe është miratuar nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së, kjo konferencë do të jetë një hap përpara për të paraqitur botën e lirë pa  dhunë dhe ekstremizëm.

 

     Sekretari i Konferencës Ndërkombëtare “Bota pa dhunë” theksoi, Kombet e Bashkuara kanë emëruar një nga ditët e muajit maj, si dita e diversitetit kulturor botëror për dialog dhe zhvillim. Mehdi Tahiri shtoi, Sa për miratimin ne e mirëpritëm vendimin nga  nga OKB-ja, vitin e kaluar, gjithashtu, u mbajt një konferencë në nivel kombëtar ku folësi kryesor ishte Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif.