Siria shtrëngon lakun rreth militantëve
Ushtria Siriane vazhdon të shtrëngon lakun rreth militantëve, të përkrahur nga të huajt, në el- Mukaddimah, në rrethin e Damaskut. Sipas Press TV, forcat e qeverisë siriane e kanë rifituar kontrollin e zonës industriale në al- Mukaddimah, e cila ka qenë skena e një prej betejave më të ashpra ndërmjet ushtrisë dhe militantëve.
Ushtria siriane ka shoqëruar ekipin e Press TV në zemër të zonës, në një automjet të blinduar, për t’u shmangur zjarrit të snajperistëve ekstremistë.
Militantët kanë shkatërruar disa pajisje në fabrika. Ata janë fortifikuar në disa blloqe për më shumë se dy muaj dhe kanë krijuar pengesa të forta për t’u mbrojtur. Megjithatë, ushtria ka siguruar zonën e fabrikës .
Rami Issa, pronar i një fabrikë tekstili, tha se:
”Më 24 gusht 2013, grupet e armatosura pushtuan fabrikën time . Ata shkatërruan disa pjesë të saj. Ata qëlluan në kompjuterë, dhe përdoren disa pëlhura për të bërë barriera. Ushtria ka rifituar kontrollin dhe na thirri që të kthehemi dhe të kontrollojmë pronën tonë”.
Pjesë të tjera të al- Mukaddimah, domethënë el- Moddarras dhe lagjeja Hamdan, janë siguruar, gjithashtu, nga ushtria.
Një oficer i ushtrisë tha se trupat kanë evakuar civilët në zonën e sigurt, para se të fillonte operacioni, dhe spastruan zonën e militantëve brenda disa orëve .