Siria

Kurdët protestojnë në kufirin Turqi- Siri

src=http://mediaelire.net/images/kurd%20protest.jpg

Qindra kurdë kanë zhvilluar demonstrata në të dyja anët e kufirit Siri - Turqi, duke kundërshtuar një plan të qeverisë turke për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit .
    Sipas Press TV, protesta është organizuar nga partia turke pro kurde  Paqe dhe Demokraci ( BDP,  nga Partia Demokratike e Sirisë, Partia Bashkimi ( PYD ).

     Protestat u zhvilluan të dielen, më 20 tetor 2013, në afërsi të Qarkut Nusaybin, të qytetit juglindor turk të Mardinit. 
     Policia turke ka përdorur gaz lotsjellës dhe topat e ujit për të shpërndarë protestuesit.
    Në një rast të ngjashëm, rreth 1,000 kurdë sirianë u mblodhën në Qamishli , të gjithë nga Nusaybin-i , dhe protestuan kundër ndërhyrjes së policisë turke.
     Një zyrtar turk, duke folur në kushte anonimiteti, tha se kohët e fundit Turqia po ndërton një mur 2.5 - kilometrash përgjatë kufirit të  saj me Sirinë, ku në afërsi janë zhvilluar luftimeve të shpeshta ndërmjet ushtrisë siriane dhe militantëve të huaj. Muri po ndërtohet për të ndaluar njerëzit të hyn ilegalisht dhe të parandalohet kontrabandimi.
     Turqia ndan një kufi  të gjatë  me fqinjën e saj Sirinë, prej  900 km. Për shkak të luftës, në Turqi janë strehuar rreth një e katërta e dy milion njerëzve të cilët kanë ikur nga lufta në Siri.   (IRIB)