Femrat shqiptare si stereotipa, të shkelësh identitetin e tyre!
(Fakte dhe ngjarje tronditëse)
Gjinia femërore është një tjtetër anë e shoqërisë e cila vuan stereotipizimin. Ngjarja e djeshme ka trreguar bindshëm anën e errët mashkullore ku disa gra kryesisht të moshës së thyer u tërrhoqën zvarrë nga Garda e Republikës dhe u nxorrën jashtë ambjenteve të Pallatit të Koncerteve ku mbahej prej disa ditësh Panairi i Punësimit. Këto femra, nëna, bashkëshorte, motra edhe bija të dikujt, kishin shkuar të kërkonin të drejtën e tyre të shkarkimit nga detyra të cilën e mbronin prej vitesh me shkollat përkatëse.
I pranishëm në Panair ishte Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama i shoqëruar edhe nga Ministri i Cështjeve Socjale dhe Punës z.Erion Veliaj. Jashtë ambjenteve të Panairit ndodheshin disa protestues të ish-administratës të cilët hynë brenda dhe shkaktuan akuza ndaj Qeverisë për mosmbushje të premtimeve elektorale. Shumica e protestuesve ishin vajza dhe gra. Me një urdhër të Kryeministrit, Garda e Republikës i nxjerr jashtë duke i tërhequr zvarrë këto zonja të moshuara shoqëruar me disa spica ironizuese të tipit: “Ej kinge, të gjej punë me 1000 euro”!
Një situatë e pakëndëshme për shtresën socjale femërore shqiptare.
Një situatë tjetër ë pakëndshme ndodhi në aplikimet e Policisë së Shtetit për Patrrullë të Përgjithshme ku u premtua me ceremoni të jashtëzakonshme prioritet dhe barazi të gjinisë femërore. Sipas premtimit, fituesit do të ishin 50 me 50 pa dallim gjinie duke lenë, kështu, mënjanë stereotipin e paragjykimit të femrës si gjini e përulur apo e nënshtruar.
Gjatë procesit të provimeve fituesit e testeve të policisë (ende sekrete), janë kryesisht meshkuj ku nga 30 femra fitonin 5 ose 0. Në testimin fizik, aplikantet femra kryen një testim pothuajse të barabartë me meshkujt përfshirë edhe 300-metërshin, por rezultati nuk u morr i tillë. Dihet nga natyra se femrat fizikisht vijnë më të dobëta se meshkujt, por ato u testuan në barazim me meshkujt. Mund të quhet i vlersuar fakti se u testuan barazisht me meshkujt, po nuk mund të quhet i vlersuar fakti se meshkujt rezultuan fitues, kurse vajzat humbëse, duke rikthyer keshtu nga e para procesin e testimit teorik dhe fizik me të tjerë aplikantë femra dhe meshkuj.
Megjithate, rast diskriminimi të femrës nuk është parë vetëm në këto dy aspekte. Kemi qen dëshmitarë flagrant të shumë rasteve kriminale ku nënat janë bër afer i vrasjeve të fëmijëve të tyre. Këto nëna janë burgosur menjëherë pa arritur gjykimi penal, por nuk është vën kurrë në pikëpyetje përse këto femra arrijnë në të tilla xheste. Nuk është humlumtuar mbi veprimtarinë e bashkëshortëve të tyre dhe sa gisht kanë ata në të tilla ngjarje. Femra është një gjini e brishtë dhe meqë është e tillë le të mos pyesim për të, le ta dënojmë menjëherë pa ditur shkaqet reale të veprimeve të saja. Një nënë, kurrë nuk mund të kryejë veprimtari kriminale ndaj fëmijës së vet, madje as në kushte depressive nëse nuk e ka një shkak të caktuar dhe shumë të fortë që most ë ket zanafillën nga meshkujt.
Një tjetër element ku femrat ndjejnë padrejtësi dhe pabarazi kemi rastin e marrëdhënjeve punonjës-punëdhënës. Për një vend pune, qoftë edhe elementar, femrës i kërkohen afere sexual kundrejt vendit të punës. Në rast refuzimi, ose shkarkohet, ose nuk përfillet për intervistë punësimi.
Më i diskutuari në vendin tonë është edhe paragjykimi midis burrit dhe gruas, përvecse keqtrajtimeve dhe shtypjes që bashkëshorti i bën bashkëshortes duke përdorur edhe dhunën fizike (madje edhe tek fëmijët në rast se janë femra). Bashkëshortja nuk guxon të denoncojë akte të tilla për arsye paragjykuese, sepse i tillë denoncim merrej për turp nga përfaqësuesit e drejtësisë së shtetit.
Shumë njerëz thonë se një fakt i tillë
ka ndryshuar duke qen se kemi të bëjmë me barazinë gjinore dhe të drejtave të
grave të vendosura me ligj, por realiteti dhe ngjarjet konkrete të kohëve të
fundit dëshmojnë se paragjykimi dhe diskriminimi ndaj femrës është një fenomen i
cili do të rrojë gjatë përsa kohë vendi ynë do të ketë patriarkalizëm me
pushtet absolut në dorën e burrave!
CITAT:
“Femra është si caji, shija dhe forca e të cilës nuk ndihet po nuk e fute në ujë të nxëhtë”!