Gara Kur’anore në Maryland
Rrethi Islam i Amerikës Veriore (ICNA) dhe Shoqëria Amerikane Myslimane (MAS) kanë në plan të mbajnë një Garë të Kur'anit në muajin maj.
Gara do të mbahet më 25 maj 2014 për tri grupmosha, prej 8 deri në 10, 11 në 13 dhe 14
deri në 16 vjeçare dhe pretendentët do të testohen në mësimin përmendësh të
Kur’anit, Texhvidit dhe rrjedhshmërisë, sipas faqes icnaconvention.org.
Do të ketë dy pozita fituese për çdo
grup moshe, gjashtë pozicione fituese për djemë dhe gjashtë pozicione fituese për
vajzat.
Garat do të zhvillohen në prag të
Kuvendit Vjetor të Rrethit Islam të Amerikës Veriore (ICNA) dhe të Shoqërisë
Muslimane Amerikane (MAS), Kuvendi i 39-të, i planifikuar të mbahet prej 24-26
maj 2014 në qytetin amerikan të Baltimore, Maryland.
Dijetar të njohur dhe mendimtarë të
shquar nga gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mblidhen për të hedhur
dritë mbi këto parime shumë themelore të Islamit.
Ata do të tregojnë se si nëpërmjet
besimit, bindjes, nënshtrimit dhe shërbimit zemrat janë ndriçuar dhe Drita e
Islamit arritur çdo cep dhe kënd të këtij globit.