İran

400 Xhami të reja në axhendën Komunës së Teheranit

Komuna e Teheranit po planifikon të ndërtojë rreth 400 xhami të reja, tha zëvendësi i bashkisë për çështjet sociale dhe kulturore.   


     Muhammed Hadi Ajazi tha se 400 xhami janë planifikuar të ndërtohen në bazë të planit pesë vjeçar të komunës.  


    Ai tha kështu të shtunën, gjatë një ceremonie që shënonte fillimin e ndërtimit të xhamisë Milad.


    Muhammed Hadi Ajazi nënvizoi se menaxhimi urban i qytetit i ka kushtuar vëmendje të veçantë çështjeve kulturore dhe fetare dhe se ndërtimi i xhamive, muzeve,  kopshteve dhe qendrave kulturore është në axhendën e saj.


    Ai vazhdoi duke thënë se komuna Teheranit ka ndërmarrë ndërtimin e 72 xhamive dhe do të fillojë ndërtimin e 150 xhamive të tjera këtë vit.