Emigrantët Shqiptarë Në Greqi. Jeta, Rreziqet, Prespektivat!
Shpeshëherë janë kapur tema të ndryshme mbi emigracjonin. Është folur mbi ekstrakomunitarët shqiptar në Itali, Angli, Francë, Gjermani, etj. Është folur mbi arsyet e emigrimit, motivet, ndodhitë dhe arritjet e emigrantëve tanë ne Europë apo Botë. Greqia është një nga shtetet më të përfolura përsa i përket emigracjonit shqiptar në tokën Helene. Greqia ka shërbyer si shtëpi e dytë për shqiptarët që nga hapja e portave pas rënjes së sistemit autoritar. Lindja e demokracisë i dha shtysë popullit tonë të ndjek ëndrrën e Europës duke zgjedhur fillimisht shtetin më të afërt, atë Grek.
Historia shqiptare e dhjetëvjeçarit të fundit është e lidhur në mënyrë të ngushtë me emigracionin, kryesisht atë ekonomik. Pas proceseve demokratike të viteve ‘90, mungesa e një strategjie konkrete, si dhe mosvlerësimi real i pasojave të këtij fenomeni, çuan në mosmarrjen e masave efikase në drejtim të parandalimit të tij. Për pasojë nga vitet ‘91 e në vazhdim, emigracioni mori përmasa të gjera. Eksodet masive të shqiptarëve në drejtim të Italisë të cilat u shoqëruan me një sërë tragjedish që çuan në humbjen e jetëve njerëzore si ajo e Otrantos, ende vazhdojnë të përbëjnë një aspekt të hidhur të së kaluarës mbi emigracionin.
Shqiptarët, pasi u rrit kontrrolli mbi ekstrakomunitarët, vendosën të përforcojnë sigurimin e tyre në tokën Italiane si një rrugë shpëtimi nga goditja helene për të siguruar ato cka ata kishin fituar në emigrimin Helen.
Më qëllim parandalimin e fenomeve të tilla si dhe plotësimin e angazhimeve të ndërmarra në nivel ndërkombëtar nga shteti shqiptar, u morën masa të rrepta për kontrollin e rrugëve detare të trafikut. Në këto kushte, destinacioni i shumicës së emigrantëve shqiptarë u bë Greqia.
Emigracioni drejt shtetit grek, i favorizuar edhe nga kushtet gjografike e bën mjaft të vështirë vënien nën kontroll të plota të kufijve. Shumë emigrantë shqiptarë të paligjshëm kaluan kufirin nëpërmjet maleve. Shumë vet humbën jetën nga dëbora, uria, plumbat e patrrullës greke, viktimizimet e rastësishme apo shoqëria negative. SHumë persona nuk u gjetën më qoftë nga policia apo familjarët e tyre, madje disa prej tyre mbeten mister në ekzistencë fill pas emigrimit në Greqi.
Kjo plagë e shoqërisë shqiptare, jo në pak raste është shoqëruar edhe me fenomene negative që lidhen me mungesën e një trajtimi të përshtatshëm për emigrantet shqiptarë.
Përmendim operacionet fshesë të ndërmarra nga policia greke që lidhen me dëbimet masive të emigrantëve shqiptarë nga territori grek. Këto operacione shpeshherë kanë shërbyer si mjet për të fshehur mungesën e një politike të mirëfilltë emigracioni ose edhe të parandalimit të kriminalitetit nga qeveria greke. Në raste të tilla janë vënë re cënime të të drejtave dhe lirive themelore të emigrantëve shqiptarë. Por jo të gjitha rastet e shkelve të të drejtave të tyre janë bërë publike ose janë rivendosur.
Rastet më të rënda të shkeljes së të drejtave janë përdorimi i dhunës së ushtruar mbi shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi me ose pa dokumenta të rregullta. Përveç dhunës fizike nuk kanë munguar as rastet e shfaqjes së dhunës psikologjike apo ekzekutimit total. Midis rasteve të dokumentuara ka edhe incidente që përshijnë përdorimin e armëve madje në disa raste, edhe fatale nga ana e forcave policore greke ndaj shqiptarëve që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë klandestine.
Përmendim këtu rastin e Elionit. Një emigrant shqiptar në Greqi I cili u vra nga policia greke në kufi me Shqipërinë pasi mori peng një autobus me emigrant me pretekst mbajtjen e parave të punës nga pronari grek. Në këmbim të lekëve ai do të lironte pengjet. Dhuna që policia greke kishte ushtruar mbi Eljonin e detyroi atë të mos kerkonte drejtësi në rrugë ligjore, porn ë rrugë vulgare kriminale pa pasur qëllim negative. Pasi ai u eleminua në sy të mamasë së tij me një plumb në ball, akuza ju hodh plicisë shqiptare sikur e kishte kryer ajo ekzekutimin. Ende kanë mbetur mister ekzekutuesit e vertetë të Eljonit. Dosja e tij u mbyll pa bërë shumë bujë midis dy policive të dy vendeve.
Disa të tjerë u dhunuan për vjedhje dhe trafikim armësh. Ata u dënuan edhe u ekstraduan në Shqipëri nga Gjykata greke si të pa-denjë të kryejnë dënimin në tokën greke. Madje edhe krimet e kryera në Shqipëri gjykoheshin në Greqi nëse i dyshuari arrestohej në tokën Helene. Rast I fundit ishte Arben Frroku. Ai u dyshua për vrasjen e ish-Komisarit Dritan Lamaj. Kur u arrestua ai ndodhej në një hotel në Greqi. Pasi kreu disa séance Gjyqsore në Athinë, ai u kestradua në SHqipëri ku dhe ju dha dënimi ARREST ME BURG. Fenomen ky I cili e dëmtoi jetesën e emigrantëve në Greqi për arsye se u përforcua kontrrolli I policisë greke mbi emigrantët dhe u anuluan kërkesat për dokumenta të aplikuara nga emigrantët të cilët kishin vite pune në Greqi dhe zotëronin një status të rregullt qytetar pa njolla biografike.
Kjo situatë krijoi shkeljen e të drejtave legjitime të emigrantëve në formë të hapur.
Për një kohë të gjatë keqtrajtimi i emigrantëve shqiptarë nga policia greke ka qënë një shqetësim serioz. L idhur me këtë çështje, në një konferencë për shtyp, Ombudsmani grek ka pohuar se “policia greke nuk i respekton si duhet masat disiplinore dhe në shumë raste ka ushtruar dhunë jo vetëm mbi shqiptarët por edhe mbi shtetas të tjerë”.
Nisur nga rastet e dënoncuara pranë KSHH-së, rezulton se pjesa më e madhe e keqtrajtimit të emigrantëve ka ndodhur në pikat e kalim-kufirit Kapshticë. Lidhur me këtë mund të themi se edhe numri më i madh i emigrantëve që kalojnë kufirin në mënyrë klandestine është rregjistruar në këtë pikë.
Konkluzion Analitik:
<< Me rënjen e ekonomisë greke ra edhe interesi i shqiptarëve për të emigruar në Greqi. Ky shtet nuk përbënte më një interes ekonomik për shqiptarët, madje as për ata që zotëronin dokumenta greke. Këta të fundit u larguan nga Greqia në kërkim të një shteti më të fuqishëm ku mund të realizoheshin kërkesat e tyre. Greqia mbetet thjesht një zarf i dytë ose një zarf pushimesh ku në sy bie interesi për San Torini-n, ishullin turistik grek. Emigracjoni në Greqi po merr vakte të pakta duke u shndërruar në Paket Turistike. Emigrantët nuk quhen më të atillë, por quhen turista, sepse Greqia për ata është thjesht një shtet ku ëndrrat u krijuan. Vazhdimi dhe realizimi total i këtyre ëndërrave mori jetë në tokën e bekuar të Europës Veriore. Edhe pse larg Greqisë, emigrantët shqiptar i thanë FALEMINDERIT tokës Helene, sepse mbi të gjitha , aty lindi ëndrra! >>