Rusia

Një tjetër xhami u hap në Çeçeni

Në fshatin Çernoreçie të kryeqytetin Grozni u hap një xhami e re  e cila quhet, sipas shejhut të shquar, xhamia Shejh Deni Arsanov, që sapo është e hapur për publikun.


     Ceremonia e hapjes u ndoq nga udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadirov, drejtuesit e ministrive dhe departamenteve, udhëheqësit fetarë dhe të komunitetit të republikës, shërbimi për shtyp i qeverisë dhe i  rajonit. 

 

     Ndërtimi i xhamisë është financuar nga fondi publik Rajonal  me emrin e presidentit të parë të Çeçenisë, Ahmed Kadirov, babait të Ramzan Kadirovit dhe ajo është projektuar që të ketë një kapacitet për 70 persona.


    Ajo është ndërtuar në maje të një kodre. Muret e ndërtesës janë të zbukuruar me mermer të gjelbër dhe të bardhë. Zona përreth xhamisë është e veshur me gurë kalldrëmi, për rreth ka të mbjella frutore dhe pemë zbukuruese.


      Në fjalën e tij, Ramzan Kadirov tha se vendi krijon kushte të rehatshme për besimtarët. Ne jemi duke ndërtuar xhami, zijarete, institucione shpirtërore. Sot, ne inkurajojmë të rinjtë tanë të respektojnë ligjet e fesë, që të frikë-respekt ndaj Zotit dhe të jenë të mëshirshëm. tha kryetari i Çeçenisë, Ramzan Kadirov, sipas shërbimit të shtypit.


      Çeçenia,  gjithashtu, ka një nga xhamitë më të mëdha në Evropë dhe botë, ajo quhet Zemra e Xhamisë  së Çeçenisë,  emëruar në kujtim të babait të Kadirovit, kryetari i parë i Republikës së Çeçenisë, e cila është një nga xhamitë më të mëdha në Evropë.


     Xhamia mund të strehojë më shumë se 10.000 njerëz. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij kompleksi islamik është 14 hektarë. Një shtesë tjetër, ku mund të falën 10.000 besimtarë, Lartësia e katër minareve të Xhamisë ( më e larta në Rusi ) përreth Xhamisë, Zemrën e Çeçenisë, është 63 metra.