Siria

Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kërkojnë zgjidhje politike në Siri

src=http://mediaelire.net/images/syria-damage-aleppo.jpg       

Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë thirrje për një zgjidhje politike për t'i dhënë fund krizës në vazhdim në Siri, duke theksuar se e ardhmja e Sirisë duhet të përcaktohet vetëm nga njerëzit e saj.
     Sipas Press TV,  të martën, me 22 tetor 2013, në një takim në Teheran,  Zëvendësministri i Jashtëm iranian për çështjet arabe dhe afrikane, Amir Hussein-Abdullahian dhe Zëvendsministri i Jashtëm i Emiratetev të Bashkuara Arabe, Tarik Ahmad al-'Heidan shprehën mbështetjen për sirianët, të drejtat e tyre për të përcaktuar vetë të ardhmën e tyre.

     Amir-Abdullahian dhe al-Heidan, gjithashtu, theksuan nevojën për përpjekje kolektive nga vendet e rajonit në luftën kundër radikalizmit, duke e përshkruar këtë fenomen si një burim kryesor të pasigurisë dhe destabilitetit në Lindjen e Mesme.
     Për më tepër, palët shkëmbyen pikëpamjet mbi themelimin e sigurisë në Gjirin Persik, vlerësuan masat pozitive të Teheranit për këtë qëllim, dhe bënë thirrje për bashkëpunim të mëtejshëm midis shteteve të rajonit.