Mrekullia e Pejgamberit të Islamit, është titulli i librit të kryetarit të Iranit
Kryetari i Iranit, Huxhet ul-Islam Hassan Rouhani theksoi rëndësinë e librave në mesin e muslimanëve, duke vënë në dukje se mrekullia e Pejgamberit të Shenjtë (a.s.) të Islamit është një libër.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë
e përurimit të Panairit të 27- të Ndërkombëtar të Librit në Teheran, të martën,
kryetari tha se në qoftë se pejgamberi Musai (a.s.) është i njohur për ndarjen
e Nilit dhe pejgamberi Isai (a.s.) për ngjalljen e të vdekurit, pejgamberi i shenjtë i Islamit, Muhammedi
(a.s.) është i njohur për një libër, Kur'anin.
Ai vuri në dukje famën e fjalës
kitab (libër) në kulturën islamike të Iranit dhe tha se muslimanët,
duke përfshirë familjet iraniane, të njihen me Librin e Allahut që nga
fëmijëria e hershme.
Hassan Rouhani vuri në dukje se myslimanët,
gjithashtu, i referohen ndjekësit e besimeve të tjera hyjnore si Njerëz të
Librit (Ehl- ul- Kitab).
Në vende të tjera në fjalën e tij, shefi ekzekutiv iranian përgëzoi inaugurimin e Panairit Ndërkombëtar të Librit si një ngjarje të madhe kulturore.
Ai, gjithashtu, falënderoi Ministrinë
e Kulturës dhe të tjerët të përfshirë në organizimin e panairit të librit për
përpjekjet e tyre.
Kryetari, pas ceremoninë së hapjes, nderoi
me mirënjohje disa botues të njohur.
Ministri i Kulturës Ali Xheneti dhe
një numër i zyrtarëve të lartë politik dhe kulturorë ishin të pranishëm në
programin e hapjes.
Edicioni i 27-të i Panairit
Ndërkombëtar të Librit në Teheran do të jetë i hapur deri më 10 maj në Xhaminë
e Imam Homeinit, në Teheran.