Ç’fajsimi i Shefqet Krasniqit është joaftësi e Gjykatës së Prishtinës
Nëpër portalet jo shqiptare ky ç’fajsim i Shefqet Krasniqit i cili akuzohej për tre vepra të rënda penale komentohet si joafëtsi e Prokurorisë Speciale të Kosovës, jo kapacitet e gjykatësve të Prishtinës si dhe jo guxim i popullatës për të dëshmuar për dëmet që ka sjell në familje kosovare duke i dëgjuar ligjëratat e Shefqet Krasniqit duke e keqkuptuar fenë Islame jashtë asaj njohuri që e kanë parët e tyre muslimanë.
Shefqet Krasniqi është liruar nga aktakuza për tri vepra penale, akuzohej për shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi. Të gjitha këto pretendime të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës janë mohuar nga Krasniqi që është deklaruar i pafajshëm.
Më shumë se një vit nga koha kur është ngritur aktakuza dhe rreth 3 muaj pasi ishte paraqitur për herë të parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqi u lirua nga kjo gjykatë.
Shefqet Krasniqi, në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun. Përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste./Kallxo.com
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.
Ndërsa, nëpër portalet jo shqiptare ky lirim i Shefqet Krasniqit i cili akuzohej për tre vepra të rënda penale komentohet si joafëtsi e Prokurorisë Speciale të Kosovës, jo kapacitet e gjykatësve të Prishtinës si dhe jo guxim i popullatës për të dëshmuar për dëmet që ka sjell në familje kosovare duke i dëgjuar ligjëratat e Shefqet Krasniqit duke e keqkuptuar fenë Islame jashtë asaj njohuri që e kanë parët e tyre muslimanë. Tërë këtë e vërtetojnë videot që ende qarkullojnë nëpër internet dhe në mënyrë të hapët fyen e ftohen njerëzit që mos të ndjekin filan filan OJQ-të gjithashtu besimet pak më ndryshe të muslimane që nuk besojnë si Shefqet Krasniqi edhe pse i takojnë besimit Islam por si sekte dhe tarikate egzistuese. Këtë lloj gjykimi disa opinionist e quajnë si “tragjedi-komedia me aktorë (fatkeq) shqiptarë në skenën e Kosovës dhe Shamit.