Lirohen Deputetët e VV nga arrestimet e fundit
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan ditën kur Kuvendi e votoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin në Zi, më 21 mars. Pas një paraburgimi të shkurt dhe pas marrjes në pyetje gjatë seancës paraprake ata u liruan nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ata ishin Lirimi i tyre është bërë Gjykata konfirmoi se e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për paraburgimin e deputetëve Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Fitore Paolli, Drita Millaku, Arbërie Nagavci, Liburn Aliu e Valon Ramadani.
“Kjo për faktin se nuk ekziston ndonjë rrethanë e veçantë në bazë të cilës do mund të konkludohet se ekziston rreziku i arratisjes së pandehurve me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale pasi që të njëjtit i kanë premtuar Gjykatës se do të përgjigjen në të gjitha ftesat që do t’ju dërgohen nga kjo Gjykatë dhe po ashtu nuk ekziston as rreziku i përsëritjes se këtyre veprimeve nga ana e të pandehurve të përfshirë në këtë çështje penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.