Egjipt

Komisioni i Al-Az’harit për mbikëqyrjen e predikimeve nëpër xhami

     Një komision i veçantë është planifikuar të zgjidhet në Egjipt për të rregulluar predikimet, ligjëratat, nëpër xhamitë e Egjiptit.

 

    Komisioni përbëhët nga dijetarët, studiuesit nga Qendra Islamike e Al-Az’harit në Egjipt dhe nga Ministria e Vukufit. Komisioni, gjithashtu, do të jetë përgjegjës për lëshimin e lejës për predikuesit, (Hatibët) dërgimin e predikimit, raporton website el-Mouxhiz.


    Ministri i Vakufit, Muhammad Muhtar Guma, tha se komisioni do të ndalojë aktivistët politikë që të mbajnë predikime.


     Ai nënvizoi se predikuesit e xhamive nuk duhet të kenë asnjë aktivitet politikë.


     Në vende të tjera, në fjalën e tij,  Ministri i Vakufit, Muhammed Muhtar Guma duke ju referuar planeve të ministrisë së tij për muajin e shenjtë të Ramazanit tha se një numër i seminareve do të mbahet në Egjipt gjatë muajit të shenjtë, duke përfshirë një me titull:  Xhamitë dhe dijetarët, kurse një tjetër me titull: Ramazani në Egjipt. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}