Delawie : “Jemi të izoluar, votoni për të ardhmen e Kosovës”
Më 20 mars 2018 Delawie bëri një deklaratë mbi Demarkacionin, gjithashtu postoi në twitter për liberalizim të Kosovës, pasi vendet e mëdha nuk kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh i izoluar. Ai shkruan “Mos i leni qytetarët tuaj të izoluar. Votoni për të ardhmen e Kosoves”
Në deklaratë ai tha: “Sot është një ditë e rëndësishme. Sot, Kuvendi i Kosovës ka mundësi të lëvizë përtej debatit të vështirë mbi kufirin dhe të shënojë një fitore të konsiderueshme për qytetarët e saj.
Dy vjet e gjysmë të progresit të mundshëm dhe integrimit me Evropën kanë humbur për këtë çështje. Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Për aq sa kjo votë ka të bëjë me liberalizimin e vizave, është edhe rreth zgjidhjes së kufirit me një aleat miqësor dhe anëtar të NATO-s, Malit të Zi.
Unë u bëj thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë në favor të marrëveshjes. Një abstenim apo dështim për të dalë është një votë kundër marrëveshjes dhe kundër interesave më të mirë të popullit tuaj.”