Kulturë - Art - Fe

Me bashkëpunimin e Asamblesë Botërore të Ehl ul Bejtit; ‘Java Kulturore - Ekonomike e Kumit ‘ do të mbahet në Liban

"Java Kulturo-Ekonomike e Kumit " do të jetë një pikënisje e shkëlqyeshme për shkëmbimin mes Kumit dhe Libanit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Asamblesë Botërore të Ehl ul Bejtit  - ABNA - në një përpjekje në përputhje me ekonominë e qëndrueshme dhe zhvillimin e eksportit , jo të naftës, Java  Kulturore Ekonomike e Kumit  do të mbahet në Liban.

Kjo ngjarje e rëndësishme do të mbahet më 14 deri 21 prill në qytetin Nabtieh me ndihmën e qeverisë provinciale të Kumit  dhe institucioneve kulturore dhe ekonomike në Kum.

Zëvendësguvernatori i Kumit në takimin e stafit shpjegoi në detaje rreth masave të marra për të mbajtur këtë ngjarje.

Unes Alipoor  deklaroi se për të mbajtur këtë ngjarje ka pasur shumë negociata dhe takime me autoritetet dhe figura të shquara. Ai më pas shtoi, "gjithçka ka shkuar  shumë dhe shpresojmë të marrim rezultate të shkëlqyera nga kjo ngjarje".

Ish presidenti i Organizatës së Industrisë, Minierave dhe Tregtisë së Kumit theksoi në koordinimin e plotë midis organizatave përgjegjëse për mbajtjen e kësaj ngjarjeje dhe tha, "Partia Libaneze është gati për ngjarjen dhe ata kanë mbledhur gjithë forcën e tyre për të mbajtur këtë ngjarje të përkryer ".

"Organizatat në Kum duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të paraqitur aftësitë dhe kapacitetet e tyre në lidhje me kulturën dhe ekonominë. Kjo ngjarje është një pikë e mirë fillestare për shkëmbimin mes Kumit dhe Libanit, shtoi Alipur.

Prezantimi aktiv i sektorëve ekonomikë, kulturorë dhe prodhuesve në këtë aktivitet do të çojë në krijimin e vendeve të punës dhe do të parandalojë mbylljen e njësive prodhuese.

Duke marrë parasysh aftësitë e saj kulturore dhe mediatike, Asambleja Botërore e Ehl ul Bejtit (a.s.) gjithashtu do të bashkëpunojë me qeverinë  në mbajtjen e kësaj ngjarjeje.

Burimi: ABNA