Prokurori kërkon dënimin e Shqefqet Krasniqit, vendimi jepet të premten
Të premten e kësaj jave, më 23 mars, do të merret vendimi për ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.
Në seancën e sotme, prokurori Elez Blakaj ka kërkuar nga gjykata ta dënojë Shefqet Kransiqin, për të cilin tha se ka prova se shtyu të rijnë kosovarë të shkojnë për luftime në Siri e Irak.
Trupi gjykues, pasi ka dëgjuar fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-imamit të xhamisë së madhe, ka njoftuar se aktgjykimin do ta shpallë të premten prej orës 08:30.
Ai akuzohet për tri vepra penale; shtytje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.