Suudi Arabie

Bijat e mbretit Abdullah të Arabisë ftojnë për kryengritje kundër regjimit në pushtet

Një nga bijat e mbretit Abdullah të Arabisë i kanë bërë thirrje njerëzve në të gjithë mbretërinë të ngrihen kundër regjimit në pushtet.


    Vajza e madhe, Sahar, e cila është në arrest shtëpie, së bashku me tri  motrat e saj në qytetin e Xheddah, tha në një mesazh në video se fitorja është e tyre.


     Përshëndetje dëshmorëve dhe njerëzve të lirë në burg. Është një nder për mua për të mësuar kuptimin e lirisë , të drejtat  dhe dinjitetin nga ju njerëz revolucionarë, tha princesha 42 –vjeçare  e Arabisë Saudite.


   Ne premtojmë të ndjekim gjurmat e juaja dhe ne nuk do të dorëzohemi. Ndihmën e Zotit do ta kemi. Ne mësuam vendosshmërinë nga Ajetullah Nimr el- Nimr,  Shejhu i njerëzve të lirë. Për këtë arsye, ne do të shkojë përpara në rrugën e lirisë me vullnetin tonë, shtoi ajo.


   Ajo i referohej autoritetit fetar të shquar  shi’it, Shejh Nimr el- Nimr, i cili u arrestua sepse ftojë për lirimin e të burgosurve politikë.


      Shejh Nimr el-Nimr u sulmua, u plagos dhe e  arrestua nga forcat Saudite të sigurisë gjatë rrugës për në shtëpinë e tij në rajonin Katif të Provincës Lindore të Arabisë Saudite, më 8 korrik 2012.


    Me besim tek Zoti, ne do të dalim fitues. Ju urojmë fatbardhësi, ju që na keni nderuar duke ngritur flamurin e lirisë. Motrat tuaja, Saharja  dhe Xhevahirja, thuhet në mesazhin e Saharasë.


     Saharaja, Maha, Hala dhe Xhevahirja Al Saud janë bijat e Mbretit   Abdullah bin Abdulaziz, të cilat thuhet se janë të mbyllura kundër dëshirës së tyre.


     Më 20 prill, Sahar i tha New York Postit, në një bisedë telefonike, se ne jemi të humbura, të izoluara dhe të vetmuara.


     Ne jemi pengje. Askush nuk mund të vijnë të na shohin, dhe ne nuk mund të shkojmë askund, të shohim askënd. Babai ynë është përgjegjës dhe bijtë e tij, gjysmë - vëllezërit tanë, janë që të dy fajtorë për këtë tragjedi, shtoi ajo.

 

      Princesha e përshkroi vendin, hapësirën e tyre ku jetojnë të arrestuara si rrënojë, duke thënë se ajo dhe motrat e saj janë rrahur me shkopinj nga burrat e tyre madje edhe nga gjysmë – vëllezërit e tyre.