Amerike

Afër pesë milionë të moshuar në SHBA janë buzë urisë

Një studim tronditës ka zbuluar se afër pesë milionë të moshuar mbi moshën 60 vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuajnë nga  pasiguria e ushqimit  për shkaqe financiare.


    Sipas Press TV, Craig Gundersen, profesor në Universitetin e Illinoisit, tha se në vitin 2011, 8.35 për qind e amerikanëve mbi  moshën 60 vjeçare u përballën me kërcënimin e urisë - . Që do të thotë “vuajn 4.8 milion njerëz


    Sipas studimit që përdorin shënimet e the National Health and Nutrition Examination Survey (NHANES), një Anketë Kombëtare, të moshuarit vuajnë nga uria dhe nga shëndeti.

 

     Për shkak të qasjes joadekuate në ushqim, të moshuarit konsumojnë  më pak kalori, vitamina dhe janë të prekur nga shumë sëmundje.  

 

 Gundersen tha: Të moshuarit që nuk e kanë të sigurt ushqimin  raportohet se janë të prekur nga diabeti, kolesteroli, tensioni i lartë, sulmi në zemër.


      Prania e nipërve në shtëpi, gjithashtu, ndikon në pasigurinë e ushqimit tek të moshuarit, thotë studimi.
     Recesioni ka e bërë problemin e urisë shumë më keq, veçanërisht në mesin e njerëzve ndërmjet moshës 50-59 të cilët janë ende të rinj për pension dhe kujdes mjekësor dhe shumë të vjetër për programe që ndihmojnë familjet me fëmijë.