Konferencë Ndërkombëtare në Teheran, “Përkthimi i Kur'anit”
Një Konferencë Ndërkombëtare me temën Përkthimi i Kur'anit do të mbahet më 16 dhe 17 dhjetor 2014 në Qendrën për Studime, Përkthime, Hulumtime të Universitetit Allameh Tabataba'i në Teheran.
Sipas Web faqes së qendrës, temat
kryesore të konferencës janë: Çështje të përgjithshme të përkthimit të
Kur'ani,. Metodologjia e përkthimit,, Çështje teorike në
përkthim të Kur'anit, Llojet e përkthimit të Kur'anit, Studime
në përkthimet e Kur'anit,”, “Historia e përkthimeve të Kur'anit.”
Rëndësia dhe nevoja e përkthimit të Kur'anit të Shenjtë, Përkthimi dhe studimet e Islamit, Kur'anit, Parimet e përkthimit të Kur'anit, Sfidat në përkthimin e Kur'anit, Përkthimi i fjalëpërfjalshëm i Kur'anit, Përkthimi i Kur’anit në grup”, “Orientalistët dhe përkthimi i Kur'anit”, Përkthimet bashkëkohore të Kur'anitdhe Lëvizjet e përkthimit të Kur'anit janë disa nga temat e propozuara që kanë lidhshmëri me temat kryesore.
Qendra ka lëshuar thirrjen për dorëzimin e kumtesave për konferencë, ata që janë të gatshëm për të dërguar kumtesat e tyre duhet të plotësojnë formularin e propozimit i cili mund të shkarkohet nga Webfaqja e Qendrës.
Formularët duhet të postohen me e-mail
te sekretari i konferencës në këtë email:
conference@translationstudies.ir.
Afati i fundit për dërgimin e formularëve
është 7 tetori dhe rezultati i vlerësimit të formularëve dhe ato të zgjedhura
do të shpallen më 22 tetor.
Abstraktet e propozimeve të
përzgjedhura do të publikohen përpara organizimit të konferencës dhe një
koleksion i kumtesave që do të prezantohen në konferencë do të publikohen pas Konferencës
Ndërkombëtare.
Të gjithë pjesëmarrësve në program
do t’u jepet certifikatë nga qendra.