Bahrein

Forcat e Bahrejnit qëlluan në kokë një veprimtar të ri

src=http://mediaelire.net/images/bahreyn%20protesto.jpg     

Forcat e regjimit në Bahrejn qëlluan për vdekje një veprimtar të ri, shtatëmbëdhjetë-vjeçar, Ali Khalil al-Sabbagh, në një fshat në veriperëndim të mbretërisë, në Gjirit Persik.
     Ali Khalil Al-Sabbagh u qëllua në kokë ditën e martë, më 22 tetor 2013, nga forcat e sigurisë në Bani Jamra.
     Ministria e Brendshme e Bajrejnit, në Twitter, në llogarinë e saj, akuzoi Sabbagh-in, i cili kishte qenë nën arrest, se ai ishte një terrorist dhe pretendoi se ai ishte duke u përpjekur për të hudhë një bombë.
     Forcat Bahrejnit kanë arrestuar edhe babain e Ali Khalil Sabbagh-ut.

     Pas incidentit, bahrejnasit dolën në rrugë dhe zhvilluan demonstrata kundër regjimit Al Khalifa-s.