Izrael

OKB i kërkon Izraelit që të heqë bllokadën e Gazës

Një zyrtar i OKB-së ka ripërtërirë thirrjen tek regjimi cionist që të heqë bllokadën e tij shtatë-vjeçare në Rripin e Gazës, duke thënë se regjimi duhet të ndalojë dënimin kolektiv  të palestinezëve që jetojnë në enklavë.


     Sipas agjencisë IRIB, në udhëtimin e tij të parë në Gaza, të enjten,   

Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë për Ndihmë dhe Punë i OKB-së

për Refugjatët Palestinz në Lindjen e Afërt, Pierre Krahenbuhl, tha se bllokada izraelite në tokën palestineze është një dënim kolektiv i paligjshëm.”

 

      Zyrtari i Agjencisë për Ndihmë dhe Punë e OKB-së ( UNRWA ) tha se Gjëja e parë, natyrisht, që ju e shihni në Gazë është një gardh rreth tij; një kujtesë e bllokadës e cila ... ka zgjatur aq kohë sa disa nga bllokadat më famëkeqe të historisë bashkëkohore.


   Pierre Krahenbuhl shprehu shqetësim alarmues rreth kushteve të  përkeqësuara të jetesës në Gaza, duke thënë agjencia e OKB-së aktualisht siguron ndihma humanitare për rreth 800.000 refugjatë të rrethuar nga Izraeli.