Kampi gjerman në Siri ku strehohen militantët tekfirca
Raportet e mediave thonë se militantët gjermanë Takfiri nga Gjermania janë mbledhur në Kampin gjerman në Siri, për të luftuar kundër qeverisë së Damaskut .
Sipas një raporti të ditës së hënë, nga Der Spiegel, rreth 200 militantë gjermanë janë mbledhur në pjesën veriore të Sirisë, vend i cili tani quhet “Kampi gjerman”.
Burime të inteligjencës thonë se numri i militantëve gjermanë Takfiri që udhëtojnë për në Siri është në rritje, duke shtuar se një kamp gjerman ka qenë i ngritur në pjesën veriore të Sirisë për të shërbyer si një pikë grumbullimi dhe një qendër trajnimi për militantët që flasin gjermanisht.
Shumica e këtyre të rinjve që vijnë nga Gjermania janë nga veriu, nga Rhine-Westphalia .
Autoritetet vlerësojnë se rreth 1,000 militantë nga e gjithë Evropa aktualisht janë duke luftuar në Siri - në krahasim me vetëm 250 sa ishin në fund të vitit 2012 .
Zyrtarët europianë kanë paralajmëruar se fluksi i evropianëve në Siri është në rritje, kështu janë në rritje edhe kërcënimet e sulmeve të ardhshme terroriste në Evropë, duke marrë parasysh se dhjetëra militantët tashmë janë kthyer në Gjermani dhe ata përbëjnë një kërcënim të veçantë .
Militantët nga vende të ndryshme, përfshirë këtu edhe nga Shtetet e Bashkuara, Kanada, Franca, dhe Britania janë duke luftuar në Siri .
Siria ka qenë e kapluar nga trazirat vdekjeprurëse që nga viti 2011 . Raportet tregojnë se fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre rajonal - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po mbështesin militantët që operojnë brenda vendit.
Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë dhe miliona janë të zhvendosur nga dhuna.