Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah: Një intervistë ekskluzive për As-Safir.
Pjesëmarrja e Hezbollahut në luftën e Sirisë
As-Safir: Në dritën e zhvillimeve të fundit në Jabrud dhe në rajonin e Kalamunit dhe në dritën e zhvillimeve të brendshme në Liban, sipas vlerësimit tuaj a është ulur rreziku i shpërthimeve, apo jo?
Nasrallah: Mund të themi se rreziku i shpërthimeve është ulur në mënyrë të
konsiderueshme, pavarësisht zhvillimeve në terrren në rajonin e Kalamunit që çuan
në mbylljen e shumë fabrikave të makinave, të cilat u zbuluan (nga trupat
siriane, qoftë në qytetin e Jabrudit, apo në qytetin e Ras Al-Ainit), apo për
shkak të përpjekjeve të veçanta të ushtrisë libaneze dhe aparateve zyrtare të
sigurisë në copëtimin e rrjeteve të tjera, që shpërthenin makina.
në përgjithësi, mund të flasim për një ulje të madhe të këtij rreziku.
Megjithatë, ne nuk mund të themi se rreziku është zhdukur krejtësisht. Duhen më
shumë përpjekje, qoftë në kufirin me Sirinë apo brenda Libanit.
As-Safir: Disa thonë në mënyrë të përsëritur në media se në periferi të jugut të
Bejrutit (Dahijeh) populli po ndihet i ngushtuar nga këto masa sigurie dhe se
fenomeni i emigracionit nga Dahijeh për në rajonet e tjera po rritet. A mund ta
dëmtojë kjo marrëdhënien mes rezistencës dhe masave?
Nasrallah: Ky përshkrim është i pasaktë dhe i tepruar. Çdokush
mund të shkojnë në Dahijeh dhe të shohë se si është i bllokuar trafiku. Nuk është
aspak e vërtetë se ka emigracion apo imigracion nga Dahijeh për në rajonet e
tjera. Ndoshta disa familje mund të kenë emigruar si dhe mund të ketë pasur
disa raste shumë të kufizuara. Kjo nuk shkakton asnjë problem. Përkundrazi, është
më mirë nëse popullsia në Dahijeh pakësohet e disa familje të kthehen në Jug
dhe në Bekaa. Pasi ka një lloj mbipopullimi në Dahijeh për shkak të numrit të
lartë të popullsisë.
Megjithatë, për të qenë të saktë , nuk ka emigracion apo imigracion. Ka shumë
pak raste , dhe kjo është shumë e natyrshme për shkak të kërcënimeve dhe shpërthimeve
aktuale. Kjo është nga njëra anë. Nga ana tjetër, unë e përmenda tendencën. Kjo
është trajtuar gjithashtu edhe në disa media. Kjo është e pavërtetë. Nuk po
them se është e pasaktë. Por, po them se nuk është e vërtetë.
Përkundrazi, shpërthimet që ndodhën në Dahijeh, Bir Hasan, Hermel, apo në
Lebueh, e rrisin mbështetjën për ndërhyrjen ushtarake të Hezbollahut në Siri.
Po e thëm këtë në bazë të sondazheve, informacioneve dhe studimeve; nuk po flas
kot. E vërteta është ajo që thash. Për më tepër, disa njerëz që ishin në mëdyshje,
kishin ndryshuar mendim. Në fakt, sa herë që ne bëjmë sondazhe në rajon, ka
gjithmonë njerëz që na përkrahin, na kundërshtojnë apo që janë në mëndyshje. Disa
që më parë hezitonin janë kthyer në mbështetës. Madje edhe disa që na kundërshtonin
janë kthyer në mbështetës gjithashtu.
Disa ditë më parë, kur hymë në Ainatha, e shpreha këtë tendencë. Me të vërtetë,
ka një prirje në mesin e njerëzve që thonë se ndërhyrja jonë ushtarake në Siri
ka qënë e vonuar. Ne nuk po ndeshemi me një problem të tillë. Njerëzit janë
shumë të vetëdijshëm për rreziqet e kësaj faze dhe për natyrën e kërcënimeve
aktuale për shkak të ngjarjeve në Siri.
Këtu dua të shtoj se kjo atmosferë nuk është në Dahijeh, Bekaa apo në jug, kjo është
një “tendencë shiite.” Nga informacione të publikuar dhe të papublikuara, nga
sondazhe dhe me anë të komunikimit me të tjerët, mora vesh dhe ju siguroj ju se
ka një mbështetje të gjërë në mesin e popullatës për ndërhyrjen e Hezbollahut në
Siri. Shumë libanezë, madje edhe nga Blloku i 14 Marsit, në mendjet dhe zemrat
e tyre e miratojnë dhe besojnë se ndërhyrja në Siri i mbron libanezët kundër këtyre
grupeve terroriste, sjelljen edhe praktikat e të cilëve në po i shohim përditë.
Kështuqë, ne nuk ndihemi keq dhe nuk ndiejmë se tendencat e kundërshtimeve po
mbizotërojnë. Përkundrazi , ne ndjejmë një miratim të madh në këtë drejtim. Për
më tepër, ajo që na është thënë në mënyrë konfidenciale nga forcat politike dhe
autoritetet fetare nga sekte të ndryshme e rrit besimin tonë në këtë qëndrim. Në
të vërtetë, gjëra të tilla na janë thënë në konfidencë, pasi disa nuk mund të
flasin haptas nga frika e pasojave dhe ndikimeve negative në të ardhmen, apo për
shkak se mund të ndikojnë në marrëdhëniet me disa shtete të rajonit apo disa
ambasada në Liban.
Kështuqë, pavarësisht se sa problematike mund të jetë kjo çështje, në nuk kemi asnjë problem. Morali është shumë i lartë. Të
gjitha ato që janë thënë dhe promovuar nga disa media, sidomos ato të Blokut të
14 Marsit dhe nga disa përsonalitete në lidhje me atë se Hezbollahu është
konfuz dhe i shqetesuar dhe se popullariteti i tij është në rënie, janë
absolutisht të pavërteta.
Hezbollahu ka një pikëpamje shumë të qartë. Me kalimin e ditëve, kjo qartësi
rreth ngjarjeve dhe zgjedhjeve dhe rreth së ardhmes është në rritje. Hezbollahu
është duke vepruam me vendosmëri. Nuk heziton e as nuk është i shqetësuar. Ka
besim në të ardhmen. Që nga fillimi e dinim se kishte gjëra ku të gjithë duhet
të bashkëpunonim. Tani gjërat po lëvizin në këtë drejtim. Pra, nuk ka asgjë për
t’u shqetësuar.
E theksoj se shumë nga gjërat që thashë janë aspirata të folësit. Ato nuk
shprehin fakte apo ngjarje. Për më tepër, disa pjesë të lajmeve që kanë
qarkulluar në media janë të tepruara. Për shembull, disa media të njohura arabe
po promovojnë histori ku thonë se 500 anëtarë të Hezbollahut janë vrarë në
Kalamun! A mund të fshihen 500 deshmorë në një shoqëri si ajo libaneze? As edhe
një martir i vetëm nuk mund të fshihet. Po 500 martirë? Një nga problemet
administrative ështe se kur një martir vdes në Siri, familjarët e tij e marrin
vesh para nesh – dmth përpara se të raportohet nga kanalet e zakonshëm
organizativ. Asnjë nga këto gjëra nuk mund të fshihet.
Para disa ditësh, për 24 orë rresht këto media promovuan se ushtria siriane e
opozitës kishte kapur 11 anëtarë të Hezbollahut, përshirë edhe një përsonalitet
të rëndësishëm. Ku? Si? Kush? Kur ana tjetër përphap gënjeshtra të tilla, kjo
do të thotë se morali ynë është shumë i lartë. Kështuqë, ata po mundohen ta dëmtojnë
këtë moral me anë të gënjeshtrave, pasi ngjarjet nuk mund ta dëmtojnë këtë
moral.
Faza e rrëzimit të Sirisë ka marrë fund
As-Safir: A ka përfunduar rreziku i rrëzimit të Sirisë, apo vazhdon akoma?
Nasrallah: Vlerësimi im është se faza e përmbysjes së
regjimit dhe të shtetit ka marrë fund, pasi me vonë doli se problemi nuk ishte presidenti, si në vendet e tjera;
por ishte rrëzimi i shtetit, i ushtrisë, dhe i institucioneve si pjesë e një
projekti për ta rrënuar aftësinë e tij ushtarake.
Gjithsesi, unë besoj se kjo ka marrë fund tani, duke marrë në konsideratë të
gjitha të dhënat – si në terren, ato ushtarake, apo popullore – e po ashtu edhe
pozitën e regjimit dhe gjëndjen e opozitës, në raport me të dhënat kombëtare dhe
ndërkombëtare. Unë besoj se e gjithë kjo ka marrë fund. Ata nuk
mund ta rrëzojnë regjimin. Ata mund të zhvillojnë një luftë sfilitëse. Sa për
luftërat e mëdha, nuk ka asgjë në horizont që tregon se opozita është e aftë të
përballojë një luftë më të madhe. Ajo që po ndodh në Latakia dhe Kassab nuk
mund të konsiderohet një luftë e madhe. Të dhënat nga terreni na sigurojnë për
këtë. Është vetëm një operacion i kufizuar, duke marrë parasysh numrin e luftëtarëve
dhe rajonin ku kanë depërtuar dhe mjetët që u ofrohen atyre. Megjithatë, iu
kushtua një vemendje e madhe në media.
Deri më tani, asgjë nuk tregon për një luftë të madhe, siç është folur në një
masë të madhe. Kjo është më shumë frikë se sa realitet – du ta them lufta në
Sirinë jugore. Ato flisnin për mobilizim të madh të trupave në Jordani, nga do
të hynin për të pushtuar e për të mbajtur nën kontroll Daraan dhe Sueidaan, e më
pas të përparojnë drejt Damaskut. Kjo ishte ajo për të cilën flitej rreth një
javë më parë. Kjo është vetëm frikësim. Nuk ka të dhëna që e mbështesin këtë. Në
një moment, ata po flisnin madje për 3
mijë luftëtarë që po trajnoheshin në Jordani, të pajisur dhe të përgatitur.
Tani, a munden këta 3 mijë luftëtarë të marrin Daraan dhe Sueidaan e më pas të
arrijnë në Damask? Në një luftë të tillë, një numer si kz është i pa rëndësishëm.
Më pas, ata e zmadhuan pak numrin e folën për 10 mijë luftëtarë. As 10 mijë
luftëtarë nuk mund ta ndryshojnë situatën. Kështu që, është folur për betejën e
Damaskut, e cila deri tani është vetëm frikësim. Për sa i përket luftës[në përgjithësi]
ajo do të vazhdojë për aq kohë sa do të ketë shtete që do ta financojnë,
armatosin, nxitin dhe ta shtyjnë në këtë drejtim.
As-Safir: Nëse ushtria nuk është përmbysur deri tani, a do të jetë në gjëndje të
vazhdojë më pas?
Nasrallah: Ajo mund të vazhdojë. Përvoja e tre viteve të
fundit provoi se regjimin nuk është i dobët dhe se ai gëzon mbështetje
popullore. Sikur të ishte regjimi i dobët, do të shëmbej e do të binte. Nëse
nuk do të kishte mbështetje popullore do të kishte rënë. Unë besoj se regjimi në
tre vitet e fundit ka gëzuar popullaritete, pavarësisht përqindjeve. Megjithatë,
është e padiskutueshme se regjimi ka gëzuar një mbështetje të madhe popullore.
As-Safir: A janë duke bërë akoma presion elementet e huaj?
Nasrallah: Situata rajonale dhe ndërkombëtare ka ndryshuar.
Sipas vlerësimit tim, persioni që do të bëhet ndaj regjimit në të ardhmen do të
jetë më i vogël se sa ishte në këto tre vitet e fundit, qoftë presioni politik,
qoftë ai i mediave, apo ai në terren.
Duke filluar nga Arabia Saudite deri na Katar,
nuk dua të them se ata kanë ndryshuar qëndrimin e tyre; megjithatë,
mprehtësia e opozitës, madhësia e ndërhyrjes, lidhjet, kanë ndryshuar në mënyrë
të dukshme. Nga ana tjetër, aleatët që nuk e dhanë Sirinë, thanë se ajo do të
binte në dy, tre, pesë apo gjashtë muaj. ooTani ajo e ka kaluar pragun e kërcënimit
të rrëzimit. Aleatët, qofshin ato shtete, palë rajonale, ose palë lokale janë të
bindur në mbështetjen e dhe përkradjen e Sirisë tani më shumë se kurrë.
Unë besoj se situata po lëviz në këtë drejtim. Padyshim, shpresat për të
ardhmen janë të mëdha, si për pajtimin, dialogun e brendshëm politik, apo
problemin e krizës së brendshme. Nëse gjërat shkojnë mirë, e ato kanë bërë përparime
në drejtim të ndërtimit – gjërat nuk do të jënë të lehta; megjithatë, planet po
bëhen për këtë dhe kësaj çështjeje po i jepet drejtim.
As-Safir: Disa njerëz e kanë përmbajtur vetën duke mos u bërë pjesë e opozitës.
Megjithatë, a e mbështesin ata regjimin?
Nasrallah: Ajo që neve na intereson për Sirinë është fundi
i kësaj luftë, e cila do ta shkatërrojë Sirinë, apo atë që ka mbetur nga Siria.
Neve na intereson fundi i luftës, pavarësisht se kujt i pëlqen kjo apo jo, apo
kush është i bindur e nga kush është i bindur. Lufta në Siri duhet të shkojë
drejt fundit dhe të shndërrohet në një dialog të brendshëm në lidhje me krizen,
duhet të ketë një shpresë se shumë gjëra do të zgjidhen. Një nga rreziqet më të
mëdha është shkatërrimi i Sirisë dhe ndarja e saj. Ky është rreziku më i madh
dhe më serioz. Besoj se në do ta kapërcejmë rrezikun e ndarjes. Kjo është e
rrezikshme. Ne mund të themi gjithashtu se e kemi kapërcuer rrezikun e shkatërrimit
të Sirisë. Nëse mund të arrijmë në një fazë ku luftës do t’i jepet fund,
luftimet do të ndalojnë. Gjakderdhja do të ndalojë. Nuk do të shkatërrohen më
shtëpi. Këto gjëra do të ishin shtyllat e së ardhmes. Në fakt, kjo na ka shqetësuar
e vazhdon të na shqetësojë.
Opozita siriane... po shkatërrohet
As-Safir: Specialistët
thonë se do të duhen 25 miliard dollarë për të ndërtuar Sirinë. Dhe ata po
flasin për një tjetër Siri, e jo ajo që ekziston tani. Deri në çfarë mase ky
pajtim apo ky vendim është i lidhur me fatin e regjimit? A është presidenti
akoma i garantuar, apo ai do të largohet? A është ky një nga kushtet e ndërtimit
të shtetit të ri sipas disave?
Nasrallah: Të gjitha vendet që
sponsorizojnë opozitën në Siri nuk janë të gatshme për një zgjidhje politike.
Kurrë! Arabia Saudite, Katari, Turqia dhe Egjipti (në pozicionin e mëparshëm)
kurrë nuk e kanë marrë në konsideratë këtë.
Tani për sa i përket vendeve të largëta, europiane dhe Amerikës. Asnjëri nuk
ishte i gatshëm për një zgjidhje politike. Kohët e fundit, Liga Arabe foli për
një zgjidhje politike. Kjo erdhi pas një dështimi ushtarak. Bota shkoi në
Gjeneva II për shkak të dështimit të tyre në këtë fushë. Që nga fillimi, ata
nuk deshën një zgjidhje politike. Akoma i kujtoj këto debate. Problemi nuk
ishte presidenti Bashar al-Asad përsonalisht. Ata po flisnin për krejt
regjimin. U kërkua që regjimi të përmbysej, e më pas do të bisedonin. Çfarë do
të thoshte kjo, “kërkohej që regjimi të përmbysej?” Ku duan ta çojnë Sirinë
ata? Në fakt, çfarë duan Turqit që të bëhet Siria? Ku duan Sauditët dhe Katari
ta çojnë Sirinë, pavarësisht konsideratave në rajon dhe shqetësimit strategjik?
Kështu që, ju duhet të merreni me çështjen nga ky këndvështrim.
Në e shikojmë këtë çështje nga ky kënvështrim i palëvizshëm:
pozicioni i Sirisë, qëndrimi dhe ndikimi në rajon dhe beteja e madhe që bëhet në
rajon. Ata duan ta ndryshojnë këtë gjëndje. Ata nuk kanë ardhur të vënë demokracinë
apo drejtësinë, apo të përballen me korrupsionin. Gjithë kjo luftë, ky
financim, këto armë dhe këto fjalë ishin për të ndryshuar qëndrimin dhe pozitën
e Sirisë dhe sigurisht, të rrëzonin presidentin Bashar al-Asad, duke qënë se është
kreu i këtij regjimi dhe presidenti i republikës. Debatet u fokusuan dhe shënjestruan
të gjithë regjimin. Në një pikë në fillim gjatë vitit të parë, ata e panë se gjërat
ishin të vështira ushtarakisht. Mirë, ata nuk ishin të dëshpëruar, por e panë që
ishte e vështirë.
As-Safir: Po në lidhje me ofertat që i janë bërë
presidentit Asad?
Nasrallah: Po, e di se i janë bërë
oferta seriozë presidentit Bashar al-Asad për të ndryshuar politikat e tij,
duke i shkëputur marrëdhëniet diplomatike me iranin dhe lëvizjet e rezistencës
në rajon, dhe të bëhej gati të nënshtrohej në mënyrë të plotë ndaj “Izraelit.” Më
pas, nuk do të kishte probleme, dhe kjo çështje do të merrte fund. Presidentin
Asad refuzoi dhe ai është krenar për këtë qëndrim të tijin. Këto oferta nuk u bënë
vetëm nga ana e ndërkombëtarëve; ato u bënë edhe nga ana e shteteve të rajonit.
Në fakt, ana më e vështirë ishte ana që i bëri këtë ofertë presidentit Asad.
Po, nëse ju e shihnin luftën nga kjo pikëpamje, ju mund
ta shihni si diçka ndryshe. Kjo kjo pikëpamje, nuk ishte e lehtë për të t’i bënte
ballë kërkesave në vitet e fundit.
As-Safir : A është ende duke kundërshtuar blloku regjimin e integruar ?
Nasrallah: Zhvillimet që ndodhën na çojnë në përfundimin se pala kundërshtare është dobësuar dhe është shpërbërë tashmë. E kam fjalën për pjesën e mëparshme e cila ishte duke punuar për projektin e rrëzimit të Sirisë. Shkurtimisht desha të trajtojë çështjen e mëposhtme:
E para: Le të fillojmë me çështjen e brendshëm egjiptiane, të cilën nuk e kanë prekur ende. Kur filluan kryengritjet në Egjipt dmth, kur Presidenti Mohammad Mursi u rrëzua dhe, rrjedhimisht,Vëllazëria Muslimane u rrëzuan nga regjimi në Egjipt, pati disa pasoja. Arabia Saudite filloi së mbështeturi situatën e re në Egjipt.
Turqia kundërshtoi ashtu si dhe Katari. Pra, së pari blloku u plasarit. Në fakt, ky është fronti më i rëndësishëm: Arabia Saudite , Katari , Turqia dhe Egjipti. Praktikisht, lidhjet mes Arabisë Saudite dhe Katarit, Arabia Saudite dhe Turqisë, Egjiptit ( përveç Mursi ) dhe Turqisë, dhe Egjiptit dhe Katarit u përkeqësuan. Problemet u shumëfishuan. Ky ishte ndryshimi i parë. Ku u reflektua ky ndryshim? Ajo pati pasoja në Siri pavarësisht nga fakti se ata thonë se janë ende duke bashkëpunuar për çështjen siriane. Megjithatë gjërat nuk janë më si ishin në fillim.
Së dyti : Siria ishte në krye të prioriteteve të tyre. Tani, si rezultat i asaj që ndodhi në Egjipt, ata u tërhoqën në drejtim të brendësisë egjiptiane, e cila u bë shqetësimi i tyre kryesor.
Së treti : Mosmarrëveshja mes Arabisë Saudite dhe Vëllazërisë Muslimane pati pasoja e saj në Siri . Këto janë rezultatet e situatës në rajon .
Së katërti : Problemet e brendshme në Turqi.
Së pesti : Ndryshimet që ndodhën në Katar.
Së gjashti : Ngjarjet që ndodhën në Irak. Iraku praktikoi të njëjtën politikë që Libani veproi për vete. Kjo ishte politika e të qëndruarit larg nga ngjarjet në zhvillim. Ajo mbeti si e tillë deri sa situata në Irak u bë shumë e keqe në atë masë sa që provincat siriane të Irakut fqinjë u bënë fabrika armët e sulmit. Çdo ditë , janë prodhuar rreth 10, 15, ose 20 të tilla. Të gjitha hetimet dhe arrestimet që ndodhën u bën për të zbuluar se kush qëndron prapa këtij rrjeti. Kështu, ato çuan në konfrontim aktual mes qeverisë irakiane dhe të ashtu-quajturës Shtetit Islam të Irakut dhe Levantit [ Isil ]. Luftimet ndërmjet irakianëve dhe Isil ka patur pasojat e saja, gjithashtu, mbi situatën në Siri si dhe në qëndrimin e Irakut. Kështu, kemi vën re se qëndrimi politik i Irakut në vitet e fundit, qoftë në takimet e ministrave të Jashtëm arab ose në konferenca të tjera, janë duke u zhvilluar në masë të madhe .
Kjo është ajo çka ndodhet në sipërfaqe; megjithatë, ajo që është nën sipërfaqe është krejtësisht e ndryshme për shkak të qëndrueshmërisë së regjimit. Shumë nga shtetet arabe kontaktojnë me regjimin pas kuintave duke thënë : Ne jemi me ju. Qëndroni të durueshëm. Unë gjithashtu di se disa shtete arabe janë me sa duket pro opozitës; megjithatë, pas kuintave ata po kërkojnë nga regjimi që të veprojë me vendosmëri dhe të përfitojnë nga koha. Kjo është diçka shumë e pazakontë në situatën arabe.
As-Safir : I nderuar ! Po në lidhje me situatën ndërkombëtare?
Nasrallah: Sa për situatën ndërkombëtare, nuk ka dyshim se atmosfera është më e mirë tani. Krahaso Gjenevën I me Gjenevën II . Në Gjenevën I nuk kishte qartësi. Përkundrazi, për rusët, ishte qëndrimi i tyre mjaft i fortë në atë masë sa që ata qëndruan pranë Presidentit Bashar Asad, dhe si pasojë, thanë se nuk do t’a braktisin atë. Unë nuk dua të gjykoj qëndrimin rus në fillim, në kuptimin që nuk kisha informacione konkrete në lidhje me të. Megjithatë , kohët e fundit nuk ka më debat për këtë. Unë mund të them më tepër se në vitin e kaluar, qëndrimi rus ishte i qëndrueshëm dhe i integruar, dhe nuk ka treguar ndonjë fleksibilitet në muajt e fundit.
As-Safir : A prisni që qëndrimi rus do të bëhet edhe më i fortë pas ngjarjeve në Krime ?
Nasrallah: Pas krizës në Krime, unë besoj se qëndrimi i Rusisë do të bëhet më i qëndrueshëm. Kjo është e qartë. Mbrojtjea e Rusisë ndaj Sirisë do të jetë më e madhe, sepse ne kemi lëvizur në një fazë të re të cilën ata mund të quajnë një luftë të ftohtë “ apo çfarëdo qoftë. Sot , rusët janë duke respektuar të gjitha pikat e forcës, ose boshtet ruse. Rusët nuk do t'i braktisin ato. Rreziku i një ujdie, e cila ishte e vlefshme ndoshta në një fazë, është bërë shumë i largët. Nga kjo perspektivë, unë besoj se kjo do të ketë ndikimin e saj pozitiv. Megjithatë, nga një tjetër perspektivë, nëse duam të flasim për ndikimin negativ, ne duhet të mendoj dhe të vazhdojmë skenarin: A do ndikojë konflikti apo armiqësia në qëndrimin politik midis Rusisë dhe Amerikës duke shtyrë SHBA-të apo Perëndimin për të cënuar kufijtë apo vijat e kuqe apo kontrollet të cilat ata nuk i kanë kryer deri tani për shkak të lidhjeve SHBA-Rusi ?
Këtu , ne mund të flasim për një ndikim negativ. Personalisht, unë përjashtoj mundësinë që amerikanët apo evropianët do të ndërmarrin hapa ushtarake jo për shkak të Rusisë, por për shkak të situatës amerikane, ekonomisë amerikane, administratës së SHBA-ve, strategjitë e SHBA-ve në rajon, dhe kushtet e brendshme evropiane ... . të gjitha këto situata nuk i lejojnë ata të marrin masa të tilla. Kështu, unë përjashtoi atë që është thënë në disa ambientet me efektin që tensioni ruso -amerikane mund të zgjerojë hapësirën e lëvizjes amerikane apo perëndimore ndaj Sirisë.
Kriza në Siri po zgjat prej kohësh sepse rrënjët e kësaj çështjeje janë diku tjetër. Megjithatë , me shumën totale të këtyre pikave, mund të them se ajo që ka ndodhur është më pozitive se sa negative, dhe në interes të shtetit në Siri.
As-Safir : A është Hizbullau duke u takuar aktualisht me figura të opozitës siriane ?
Nasrallah : Kontakt i tillë ka ndodhur në të kaluarën, dhe ka nga figurat e Opozitës siriane të cilat ne jemi ende duke i kontaktuar.