Vetëm zgjidhja siriane përfundon krizën në Siri
Kryetari i Sirisë, Bashar al- Assad ka bërë thirrje për një zgjidhje siriane , si e vetmja mënyrë për të vënë një fund trazirave aktuale në këtë vend të Lindjes së Mesme.
Sipas Press TV , Assadi i bëri komentet në një intervistë me televizionin libanez , Al - Mayadin , të hënën, më 21 Tetor 2013, duke thënë se një zgjidhje e tillë duhet të gjendet, pavarësisht nëse ajo pranohet nga fuqitë e huaja apo jo. Ai më tej vuri në dukje se njohja e saj nga sirianët ka rëndësi më të madhe.
Gjithashtu, kryetari sirian, Assadi, tha se ai nuk sheh asnjë pengesë për ofertën e rizgjedhjes së tij në vitin 2014, në zgjedhjet presidenciale.
Ai tha: Personalisht, unë nuk shoh ndonjë pengesë për të qenë i nominuar për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale .
Assadi ka përsëritur se ai nuk po e mban pushtetin vetëm se me vullnetin e popullit sirian, që do të ndikojë në vendimin e tij dhe fatin e kombit në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm .
Gjithashtu, ai tha:
Sa për dëshirën e njerëzve, është shumë heret për të folur në lidhje me të. Ne mund të diskutojme në lidhje me këtë kur të shpallet data e zgjedhjeve .
Më 30 maj 2013, në një intervistë të transmetuar nga televizioni libanez Al - Manar , Assadi tha se ai do të kërkojë rizgjedhjen, në qoftë se populli sirian e kërkon atë.