Ushtria siriane siguron tri qytete më shumë
Ushtria siriane ka bërë më shumë fitore në luftën e saj kundër militantëve të përkrahur nga të huajt në vend dhe këto ditë mori tri qytete të rajonit strategjik Kalamoun, raporton Press TV.
Trupat siriane të martën kryen
operacione të suksesshme kundër militantëve në qytetin e Assal al- Ward, Housh
arabe dhe Xhab'adin.
Qytetarët në Xhab'adin përshëndetën
ushtarët sirianë duke brohoritur parulla në mbështetje të tyre dhe mbanin flamujt
kombëtar.
Militantët rrëmbyen shumë prej
banorëve të qytetit, ata vendosën t’i lironin me kushte, vetëm nëse paguanin
para si shpërblim! Ne falënderojmë
ushtrinë siriane për rivendosjen e sigurisë, tha një prej banorëve të Xhab'adinit
për Press TV.
Ndërkohë, raportet njoftojnë se
militantët të përkrahur nga të huajt u përpoqën të iknin pasi trupat siriane
arritën të rimarrin kontrollin e plotë të qyteteve Ma'loula dhe el- Sarkha në
rajon Kalamoun të hënën. Megjithatë, ata janë ndjekur dhe mundur nga forcat
qeveritare.
Njësitë e ushtrisë siriane kanë vrarë
shumë terroristë dhe shkatërruan bazat e tyre në qytetet e Bakha'a dhe el- Xhibbeh
në rajon, të hënën.
Kryetari i Sirisë, Bashar al - Assad
tha të dielën se lufta tekfiriste në Siri është zhvendosur me forcë në favor të
forcave qeveritare të cilat kanë arritur
suksese të vazhdueshme në luftën e tyre kundër terroristëve.
Të dielën, trupat siriane rimorën kontrollin
e lartësive lindore me pamje fushore në Rankous,
duke ndërprerë rrugën militantëve për furnizim, armatim, mes kufirit libanez dhe zones.
Siria ka qenë skenë e një krize
vdekjeprurës që nga muaji mars i vitit 2011.
Raportet thonë se më shumë se 150.000 vetë janë vrarë deri më tani dhe miliona
të tjerë janë zhvendosur nga dhuna e përkrahur nga të huajt.