Java Kombëtare e Kur’anit të Shenjtë në Algjeri
- Më 18 dhjetor u zhvillua edicioni i 19-të i "Javës Kombëtare të Kur'anit të Algjerisë".
Java është organizuar nga Ministria e Çështjeve Fetare të Afrikës së Veriut me moton "Trajnimi Shpirtëror në Kur'an", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Algjerisë.
Rreth 600 personalitete politike, fetare, kulturore dhe akademike, përfshirë ambasadorët e një numri vendesh muslimane në Algjeri, morën pjesë në një ceremoni të mbajtur në kryeqytetin e Algjerit me të cilën filluan programet e javës.
Duke ju drejtuar ngjarjes, ministri algjerian për Çështje Fetare, Muhammed Issa nënvizoi nevojën për promovimin e vlerave Kur'anore në shoqëri.
Ai gjithashtu i bëri thirrje aktivistëve në fusha të ndryshme për të punuar për rritjen e vlerave shpirtërore.
Gjatë Javës së Kur'anit, dijetarët do të mbajnë fjalime për, ndër të tjera, rolin e instituteve fetare në stërvitjen shpirtërore, dhe rolin e trajnimit shpirtëror në zhvillimin e qëndrueshëm.
Java e Kur'anit mbahet çdo vit nga ministria nën mbikëqyrjen e presidentit të Algjerisë.
Burimi: IQNA