Kulturë - Art - Fe

Këshilli i Çështjeve Fetare të Turqisë përktheu Kur'anin në katër gjuhë

Këshilli më i lartë i çështjeve fetare të Turqisë, Kryesia e Çështjeve Fetare (Diyanet) tha të marten se ka përkthyer Kur'anin e Shenjtë në katër gjuhë të ndryshme.

Kur’ani i Shenjtë është përkthyer në gjuhën bullgare, uzbeke dhe dy gjuhë amtare afrikane, cheva dhe shona.

Me projektin e tij "Asnjë gjuhë pa Kur'an", Diyaneti thotë se synon të përhapë mesazhin e Kur’anit tek njerëzit në të gjitha anët e botës.

Përkthimet në gjuhët Chewa dhe Shona do të dërgohen në dy shtete afrikane, në  Zimbabve dhe Malavi.

Diyaneti e ka përkthyer Kur'anin në disa gjuhë të tjera më parë, duke vepruar sipas kërkesave të vendeve të ndryshme.

Dijaneti ka përshpejtuar përpjekjet e tij me planet për të botuar Kur'anin në gjermanisht, frëngjisht, rusisht dhe persisht.

Përkthimi i Kur’anit në gjuhën perse pritet të jetë gati në vitin 2018.

Burimi: Daily Sabah