Kulturë - Art - Fe

Ipeshkvi i katolik merr pjesë në shënimin e ditëlindjes të Muhammedit (a.s.)

Qendra Islame Meshkat në Bruksel, Belgjikë, organizoi një ceremoni për të shënuar përvjetorët e ditëlindjes së Pejgamberit Muhammed (a.s.) dhe Imam Xhafer Sadikut (a.s.) .

Përkujtimi u mbajt në Qendrën Islame të dielën në bashkëpunim me një numër qendrash të tjera të muslimanëve shia në kryeqytetin belg.

Muslimanët Sunni dhe Shia, nga pjesë të ndryshme të Belgjikës morën pjesë në këtë përkujtim.

Po ashtu, ishte Ipeshkvi John Wan, i cili në një fjalim theksoi se të gjithë profetët hyjnorë ishin lajmëtarë të paqes.

Folës të tjerë gjithashtu mbajtën fjalime në frëngjisht, arabisht, persisht dhe turqisht, duke theksuar çështje të tilla si Pejgamberi i Shenjtë në pikëpamjet e pasuesve të besimeve të tjera dhe objektivat e misionit profetik dhe imamit.

Një përkujtim i veçantë, me këtë rast, u zhvillua në qendër të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Burimi: IQNA