Profesori indian e përktheu Kur'anin në anglishten moderne
Profesori 86-vjeçar Muhammed Jasin ka nderin të jetë përkthyesi i Kur’anit në anglishten moderne.
Përkthimi u botua fillimisht nga Shtëpia Botuese Walaayat Sons në vitin 2001 me titullin 'Mesazhi i fundit'.
Profesori i vjetër, i ri me zemër, gjithashtu ka përpiluar një fjalor, të parin e këtij lloji në botë - nga arabishtja Kur'anore në gjuhën angleze të titulluar 'Fjalori i Parë Gjithëpërfshirës i Kur’anit të Madh', i cili është në proces të botimit.
Profesori Muhammed Jasin lindi në vitin 1932 në Xhelalabad, Indi). Ai humbi të atin në moshën katërvjeçare dhe nëna e tij ndrroi jetë në moshën shtatë vjeçare. Ai ishte rritur nga xhaxhai i tij, Muhammed Salim dhe gruaja e tij. Që nga fillimi i jetës së tij akademike, ai u tregua i jashtëzakonshëm.
Kur Muhammed Jasin ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, tragjedia e goditi atë përsëri. Xhaxhai i tij ndrroi jetë duke e lënë atë vetëm për të luftuar betejat e tij. Tragjedia apo varfëria nuk e ndaluan atë nga arritja e qëllimeve të tij, ai shiti dhitë e tij për t'u pranuar në Kolegjin Ewing Christian, Allahabad, Indi.
Në Kolegjin Ewing ai gjeti ushqimin - si atë shpirtëror ashtu edhe mendor. Ai ushtroi vetë-mësimdhënien përmes leximit të gjerë të librave dhe u bë i aftë në gjuhën urdu, anglisht dhe hindu.
Muhammed Jasin e mësoi arabishten për të përkthyer Kur'anin sa më mirë. Ai filloi të përkthente Kur’anin në vitin 1960, por për shkak të telasheve dhe rrjedhave të jetës, ai e përfundoi përkthimin në fund të viteve 90-të.
Ai u diagnostikua me glaukomë, ai kishte mbështetje minimale, por kjo nuk e dekurajonte profesorin Muhammed Jasin që të bënte çdo përpjekje për ta kthyer ëndrrën e tij – në realitet, përkthimin e Kur'anit në anglishten moderne.
Burimi: Daily Pakistan