Art

Në Muzeun e Dallasit hapet Ekspozita e Artit dhe Objekteve Islame

Një ekspozitë e re në Dallas do paraqet 150 vepra të rralla të artit dhe objekteve shkencore islame që zbulon përdorimin dhe kuptimin e dritës.


    Ekspozita me titull Nur: Drita në Art dhe Shkencë  nga Bota Islame” u hap gjatë fundjavës në Muzeun e Artit në Dallas. Nur është fjalë nga gjuha arabe që do të thotë dritë.


      Muzeu i Artit në Dallas do të jetë vendi i vetëm jashtë Evropës që e  mirëpret këtë ekspozitë, e cila qe hapur në Spanjë në muajin nëntor,  2013. Ekspozita do të paraqitet në Dallas deri më 29 qershor. 


     Punimet në ekspozitë vijnë nga koleksionet publike dhe private nga  mbarë bota. Objektet e paraqitura përfshijnë dorëshkrimet e ndriçuar a me ngjyrë ari dhe objekte të punuara nga gurë të çmuar dhe gjysëm të çmuar, përveç objekteve shkencore, duke përfshirë edhe  astrolabët.

Burimi: Washington Times