İran

Prania e kënduesit të Kur'anit nga Irani në Tokën e Shenjt e kundërshtoi propagandën anti- shia

src=http://mediaelire.net/images/recitation.jpg

Dërgimi i hafizit të Kur’anit  dhe hafizëve të tjerë për të memorizuar Kur’anin në Tokën e Shenjtë gjatë haxhxhit e hodhi poshtë propagandën e armiqëve kundër shi’ive. 
    Kënduesi i shquar iranian i Kur’anit, hafiz Sejjid Xhevad Sadat - Fatemi bëri vërejtje në një intervistë me IKNA-n, dega në Razavi, Khorasan,  duke shtuar se nën ndikimin e propagandës të tillë , njerëz në disa vende myslimane mendojnë myslimanët shi’it kanë një Kur'an të ndryshëm nga ai i myslimanëve të tjerë.
      Ai tha se koha më e mirë dhe vendi më i mirë për pengimin, ndalimin e propagandës, dezinformatave kundër shi’ive është gjatë sezonit të Haxhit në Tokën e Zbulesës, ku muslimanët nga e gjithë bota mblidhen për të kryer haxhxhin.
       Sejjid Xhevad Sadat - Fatemi vuri në dukje se ai ka marrë pjesë disa herë në Konvojin e Kënduesve Iranian të Kur’anit dhe ka dëshmuar se si këndimi aq bukur nga kënduesit iranianë i ka befasuar muslimanët nga vende të ndryshme të botës, të cilët kishin qenë nën ndikimin e propagandës anti- iraniane dhe anti – shia. 
      Ai e përshkroi këndimin e Kur’anit të Shenjtë si një gjuhë e përbashkët në mesin e të gjithë muslimanëve të botës që ndihmon për të mbajtur unitetin dhe solidaritetin e Umetit Musliman.
      Ai shtoi, gjithashtu, se përfaqësuesit iranian të këndimit të Kur’anit, hafizët, në Haxh mund të promovojnë kulturën shi’ite dhe të ju bëjnë të njohur haxhinjve të tjera kulturën e Ehl-ul- Bejtit ( a.s,)
     Gjithashtu, mund të promovojnë kulturën kur'anore dhe njohjen  me Librin e Allahut në mesin e haxhinjëve iranian, tha më tej, hafiz Sejjid Xhevad Sadat – Fatemi. 
       Anëtarët e Konvojit Iranian Drita (NUR), sipas hafiz Sejjid Fatemi, hafizët e Kur’anit, duhet të kenë aftësi të larta, si edhe anëtarët e grupeve të këngëve fetare, për të pasur ndikimin e dëshirueshëm në paraqitjen e tyre para besimtarëve.   (IKNA – 1301092)