Izrael

Afrimi i Arabisë Saudite me Izraelin

Jared Kushner, këshilltar dhe dhëndër i presidentit amerikan Donald Trumpit ka shqyrtuar me trashëgimtarin e fronit saudit Muhamed bin Salmanin mundësinë e vendosjes së lidhjeve diplomatike në mes Riadit dhe Tel Avivit, ka shkruar gazeta izraelite Jerusalem Post. Në artikullin e publikuar në ueb sajt autori i shkrimit Bob Mason thekson se”dialogu i hapur në mes Arabisë Saudite dhe Izraelit paraqet rikthim më të rëndësishëm në rajon”.

Bob Mason konsideron se vizita sekrete e Muhamed bin Salmanit në Tel Aviv gjatë shtatorit paraqet dëshminë se Arabia Saudite dëshiron të normalizojë marrëdhëniet e saja me Izraelin” të cilët kurrë gjer tani nuk ishin në këtë nivel të lartë”.

Konflikti gjithnjë e më i ashpër”sunito-shiit”, gjegjësisht në mes Arabisë Saudite dhe Iranit, ka shtyrë Riadin dhe Tel Avivin të ndërmarrin veprimet shtesë drejt forcimit të bashkëpunimit për t’u kundërvu dominimit iranian. Duke i falënderuar konfliktit sunito-shiit, Izraeli ka fituar gjasat që të vendos koalicion me botën arabe, sidomos me Arabinë Saudite, cek Bob Masoni në shkrimin  e tij.

Ai sqaroi se Arabia Saudite dhe Izraeli janë të shqetësuar për shkak të faktit se Irani ka fituar qasje në mjetet financiare në shumë prej 100 miliard dollar në SHBA-të, të cilët janë debllokuar pas implementimit të marrëveshjes nukleare në me Iranit dhe gjashtë fuqive kryesore botërore. Dy shtetet janë të vetëdijshme se forcimi i ekonomisë iraniane do të thotë edhe fuqizim të forcës ushtarake, doemos në fushën e raketave balistike.

“Riadi dhe Tel Avivi këmbejnë shënimet sekrete të sigurisë lidhur me armiqtë e përbashkët në rajon”, cek autori duke shtuar se “të dyja palë kanë qëndrim të njëjtë lidhur me çështjen e rrezikut të rolit dhe ndikimit iranian në rajonin  e Lindjes së Afërt”. Bob Masoni rikujton në raportin e publikuar në të cilin përmendet gatishmëria e sauditëve që të ofrojnë shërbime ushtrisë izraelite për sulmin eventual izraelit kundër territorit iranian.

Jerusalem Posti cek se”aleanca saudito-izraelite është në kundërshtim me politikën  e jashtme të presidentit turk Rexhep Tajib Erdoganit, sidomos  në çështjen që ka të bëjë me forcimin e marrëdhënieve në mes Turqisë dhe Iranit”.

Fakti se Turqia gjendet në krye të listës më të fuqishme ushtarake në rajon, sipas vlerësimit të ueb portalit Global Firepower, afrimi i Ankarasë dhe Teheranit e bëjnë shqetësimin saudito-izraelit edhe më të madh. Bashkëpunimi ushtarak turko-iranian dhe harmonizimi i politikave të tyre rajonale paraqesin sfidë për Izraelin dhe Arabinë Saudite. Bob Masoni beson se administrata amerikane dëshiron të bëjë kthesë në konfliktin palestinezo-izraelit që të normalizohen marrëdhëniet e Izraelit me vendet arabe.

Si Washingtoni ashtu edhe Tel Avivi, cek autori, dëshirojnë të shfrytëzojnë lidhjet me Arabinë Saudite  për të vendosur balancën e fuqive në Lindjen e Afërt, në të cilin Izraeli do të kishte rolin dominues. Vendosja e marrëdhënieve zyrtare me Riadin do të reflektohej në mundësit ekonomike në Izrael, duke pas parasysh se importi i naftës dhe derivateve të naftës nga Arabia Saudite do të zvogëlojë shpenzimet e kostos së importit të energjisë. Përveç kësaj, Izraeli do të mund të luaj rolin e rëndësishëm në furnizimin me armatim dhe pajisje ushtarake, duke pas parasysh se Arabia Saudite është  shpenzuesi më madh i armëve në rajon.

Nga ana tjetër, Bar’el në shkrimin e publikuar në gazetën Haaretz cek se politika e jashtme saudite të cilin e udhëheq princi Muhamed bin Salman po përballet me disfatë pas disfate. Bar’eli cek se”lufta në Jemen nuk është as afër përfundimit dhe se ushtria saudite ka shkel thellë në baltën jemenase. Njëkohësisht ky shtet ka humbur ndikimin e saj në Siri përkundër ndihmës të cilën i ka ofruar grupeve kryengritëse siriane”. 

Kriza me Katarin është treguar si”gabim strategjik” pasi që bllokada e saj ka sjell te përçarja në Këshillin për bashkëpunim në Gji, dhe nuk e ka detyruar Dohën të ndryshojë politikën e saj. Bar’el konsideron se ndërmjetësimi i bin Salmanit në zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit gjer tani nuk ka sjell kurrfarë rezultati.

Ka refuzuar theksimet e zyrtarëve saudit se burgosja e princave, ish ministrave dhe biznesmenëve në këtë vend është pjesë e luftës kundër korrupsionit. Ka thënë se në të vërtet është fjala për përpjekjet e bin Salmanit të forcojë pozitën  e tij para se të merr pushtetin në Riad. Autori në fund e pyet vetveten:” A janë zgjuar përnjëherë motivet etike për pastrimin e shtetit nga korrupsioni apo  është fjala për njeriun i cili dëshiron të merr pushtetin akoma gjersa babai i tij është i gjallë”.                                                                

Burimi: Al Jazeera