Liban

Kongresi i Dijetarëve të Rezistencës filloi në Bejrut

Edicioni i dytë i kongresit ndërkombëtar të dijetarëve të rezistencës filloi të mërkurën në kryeqytetin libanez, në Bejrut.

Sipas rrjetit të lajmeve Al-Alam, personalitete dhe ekspertë nga 60 vende po marrin pjesë në këtë ngjarje.

Kongresi po mbahet nën moton e "Bashkimi për Palestinën - Izraeli që po shkon drejt asgjësimit".

Pjesëmarrësit në veprimtarinë dy-ditore do të diskutojnë mënyrat për mbështetjen e popullit palestinez.

Roli i rezistencës në përballjen me regjimin sionist, zhvillimet më të fundit në Palestinë dhe rezistonin kundër normalizimit të lidhjeve me Izraelin janë ndër temat e tjera që do të diskutohen në konferencë.

Një numër liderësh fetarë dhe politikë gjithashtu do të mbajnë fjalime dhe kumtesa gjatë konferencës.

Në një mesazh drejtuar nga Shejh Maher Hamoud, kreu i Bashkimit të Dijetarëve të Rezistencës, në lidhje me konferencën, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei  theksoi nevojën për vazhdimin e rezistencës kundër regjimit sionist të Izraelit.

 

Burimi: IQNA