İran

Omani lavdëron rolin e Iranit në botën myslimane

Ministri i Jashtëm i Omanit, Jusuf bin Alavi bin Abdullah
Ministri i Jashtëm i Omanit, Jusuf bin Alavi bin Abdullah

Një zyrtar i lartë i Omanit ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të Iranit në evoluimin e çështjeve të jurisprudencës.


    Duke folur në margjinat e Takimit të 13-të të Zhvillimit të Shkencave , në kryeqytetin e Omanit në Muskat, të dielën, Ministri i Jashtëm i Omanit, Jusuf bin Alavi bin Abdullah tha se përfshirja e Iranit në çështjet ideologjike dhe fetare është e nevojshme, njoftoi agjencia IRNA.


     Ai, gjithashtu, iu referua pranisë aktive të figurave iranian fetare dhe studiuesve dhe theksoi se leksionet e ofruara dhe çështjet e frymëzuara të ngritura nga pjesëmarrësit iranianë ishin të një rëndësie të madhe.


     Takimi i 13-të  i Zhvillimit të Shkencave, me titull Ndikimi i Jurisprudencës Islame për Komunitete e Njeriun, u hap në Muskat të dielën.


      Gjashtëdhjetë e tetë delegatë nga vende të ndryshme janë të pranishëm në këtë takim. Delegacioni iranian drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave Islame të Mendimit, Ajatullah Muhsen Araki.


     Reformat, jurisprudenca e kapitalit, jurisprudenca e drejtësisë, jurisprudenca e të drejtave të njeriut në kartat ndërkombëtare, jurisprudence islame dhe studimi krahasues i jurisprudencës islame

janë në mesin e temave që do të diskutohen gjatë takimit.