Rusia

Gladio II: lufta e gjeneratës së katërt kundër Rusisë, Sirisë dhe Iranit

Shefi i inteligjencës ruse konfirmoi se kryeterroristi dhe Emiri i Emiratëve të Kaukazit Doku Umarov është vrarë në një operacion anti-terrorist.

Umarov së bashku me disa brigada të tjera terroriste ruse mbështetej nga shërbimet sekrete të Saudisë dhe NATO-s, si pjesë e operacionit të NATO-s të quajtur Gladio II, i cili e lidh Umarovin me liderin e kreut fashist në Ukrainë, Dimitry Yarosh.

Shefi i FSB-s Alexandr Bortnikov njoftoi të martën, se Umarov është neutralizuar si rezultat i operacioneve luftarake gjatë tremujorit të parë të vitit 2014. Qindra militantë të tjerë dhe përkrahës të tyre janë arrestuar. Gjatë përgatitjeve për Lojrat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi, shërbimet ruse të sigurisë kanë kryer 33 operacione anti-terroriste brenda tre muajve të parë të vitit 2014. Trembëdhjetë kryekomandantë dhe 65 terroristë u vranë gjatë operacioneve. 240 terroristë të tjerë rusë dhe 18 emisarë të organizatave terroriste ndërkombëtare janë arrestuar.

Shefi i inteligjencës ruse nuk bëri të ditur saktësisht se kur u vra Umarov. ka gjasa që vdekja e tij të jetë mbajtur e fshehtë për të shmangur trazirat gjatë Lojrave Olimpike Dimërore 2014. Në janar, Presidenti i Republikës Autonome Ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadirov, njoftoi se komunikimet e përgjuara mes terroristëve kryesorë treguan se Umarov ishte vrarë. Deklarata mbeti e pakonfirmuar deri më sot. Një nga ndihmësit më të afërt të Doku Umarov, Islam Atievi, u vra në dhjetor, së bashku me dy tekfirsa të tjerë. Në vendstrehimet e tyre në një fshat të Dagestanit ishte vendosur eksploziv, i cili shpërtheu gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat ruse të sigurisë. Agjentët rus ishin afër Umarovit, një nga asetet tekfiriste më të rrezikshëm të sponsorizuar nga Saudia dhe NATO kundër Rusisë. Një nga paraqitjet e fundit të bëra publike të Umarovit është një video, në të cilën ai i bën thirrje Rusisë dhe të huajve tekfirist që të ndërpresin Lojërat Dimërore Olimpike 2014 në Soçi, me çdo kusht.

Provat për sponsorizimin e Çeçenëve dhe tekfiristave të tjerë nga Arabia Saudite në  republiken ruse të Kaukazit, e po ashtu edhe në Siri, u bënë publike në gusht të vitit 2013, kur shtypi presidencial i presidentit Putin publikoi një pjesë të procesverbalit të një takimi më 3 gusht 2013 mes presidentit Vladimir Putin dhe shefit të atëhershëm të shërbimit sekret saudit princit Bandar bin Sultan.

Procesverbali bën të ditur se shërbimet sekrete saudite dhe ministria e brendëshme kanë kontroll të drejtëpërdrejtë mbi rrjetet terroriste në Rusi dhe Siri. Putini dhe Bandari diskutuan ndër të tjera edhe për sulmin me armë kimike në lindje të Ghoutas në periferi të Damaskut më 21 gusht 2013, i cili sipas dëshmitarëve dhe raportëve të tjera është kryer nën komandën e Zahran Allushit nga grupi LIwA al-Islam, i mbështetur nga Saudia. Eksperti i armëve kimike Zahran Allushi ka punuar për shërbimin sekret saudit dhe atë amerikan në kuadër të rrjeteve të Al-Kaedës që nga vitet 1980.

Procesvervali i takimit mes Putinit dhe Bandarit zbuloi se Bandari u mundua ta korruptonte Putinin me armë dhe marrëveshje nafte për të fituar mbështetjen e presidentit rus për rrëzimin e qeverisë së Asadit. Bandari mendonte se qeveria siriane duhet të zëvendësohej me opozitën që mbështetet dhe sponsorizohet nga Saudia.

Bandari garantoi se interesat e Rusisë do të ruheshin nga kjo qeveri e mbështetur nga Saudia nëse Rusia do të mbështeste ndryshimin e regjimit. Ndërsa Bandari përpiqej të fitonte Putinin si një aleat potencial për ndryshimin e regjimit në Siri, ai gjithashtu bëri edhe një kërcënim të maskuar, duke thënë ndër të tjera:

“Unë mund t’ju jap garanci për mbrojtjen e Lojrave Olimpike të Dimrit në qytetin e Soçit në Detin e Zi vitin e ardhshëm. Grupet çeçene që kërcënojnë sigurinë e lojrave janë të kontrolluar nga ne, dhe ata nuk do të lëvizin në drejtim të territorit sirian pa u koordinuar me ne. Këto grupe nuk na trembin. Ne i përdorim ato në kundër regjimit sirian, por ato nuk do të kenë rol apo ndikim në të ardhmen politike të Sirisë.

Putini u përgjigj, duke thënë se rusët e dinë se sauditët i kanë mbështetur grupet terroriste çeçene për një dekadë, dhe se mbështetja të cilën Bandari i kishte ofruar ishte krejtësisht e papajtueshme me objektivat e përbashkëta të luftës kundër terrorizmit botëror.

Konfirmimi i vdekjes së Umarovit nga shefi i FSB-s Aleksander Bortnikov hedh dritë të re mbi luftën e gjeneratës së katërt të NATO-s të quajtur Gladio II kundër Rusisë, Sirisë, Iranit, Ukrainës dhe vendeve të tjera në shënjestër.

Luftëtarët nga Çeçenia dhe të tjerët nga republika ruse e Kaukazit janë dukë vepruar në Siri në grupe dhe njësi luftuese në bashkëpunim të ngushtë me Arabinë Saudite dhe disa vende anëtare të NATO-s të kontrolluara nga Xhabhatul Nusra, LIWA al-Islam dhe brigada të tjera tekfiriste. Gjithashtu në Siri lufrojnë trupat e MEK-ut të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, të cilat janë përgjegjëse për vdekjën e të paktën 17 mijë iranianëve.

Në shkurt, kreu i ultra-nacionalistëve të Ukrainës, neo-nazisti [i Sektorit të Djathtë] Dmitry Yarosh, i bëri thirrje publike Umarovit dhe brigadave të tjera ruse dhe atyre ndërkombëtare tekfiriste që të shënjestrojnë interesat ruse dhe të “mbështesin revolucionin në Ukrainë.” Dmitry Yarosh, së bashku me disa ultra-nacionalistë të tjerë, kanë luftuar kundër Rusisë në luftën e Çeçenisë, ku Yaroshi u njoh me Umarovin.

Sektori Pravy bashkëpunon ngushtë me të ashtuquajturën ushtria kombëtare çlirimtare e Ukrainës, UNA-UNSO, e cila ka luajtur një rol kyç në luftën e Gjeorgjisë kundër Osetisë në vitin 2007, e mbështetur nga NATO.  Njësitë ukrainase të UNA-UNSO mbahen mend për disa nga krimet  e luftës më të tmerrshme gjatë tentativës së Gjerorgjisë për spastrime etnike në rajon. UNA-UNSO është e njohur për lidhjet e saj të ngushta me shërbimin sekret të NATO-s dhe rrjetin e saj Gladio II.

Sipas analistëve, UNA-UNSO është përgjegjëse për vrasjen nga snajperistët e 90 protestuesve dhe plagosjen e mbi 500 të tjerëve në Kiev, mes të cilëve dhe policë. Ajo ka fajësuar forcat speciale (Berkut) dhe presidentin Yanukoviç. Incidenti është përdorur si pretekst për kapjen e parlamentit dhe rrëzimin e Janukoviçit, një ditë pasi u arrit një marrëveshjeje e ndërmjetësuar nga polakët, gjermanët, francezët dhe BE-ja për një zgjidhje paqësore, reforma kushtetuese dhe zgjedhje të parakohshme.

Anëtarët e BE-së dhe NATO-s vazhduan mbështetjen e grusht të shtetit, pavarësisht nga fakti se një ttelefonatë e zbuluar mes shefit të punëve të jashtme të BE-së Ashton dhe ministrit të jashtëm letonez Paet zbuloi se anëtarët e opozitës kishin urdhëruar vrasjet me snajper.

Një prej operacioneve të profilit të lartë të Doku Umarovit ishte bombardimi i vitit 2010 në metron e Moskës, nën zyrën e shërbimit të inteligjencës ruse të FSB-së. Si rezultat i shpërthimit u vranë 24 vetë dhe u plagosën disa të tjerë. Vetëm 40 minuta më vonë një tjetër shpërthim shkatërroi një tren në Park Kultury (Parku i Kulturës) në Moskë, duke vrarë 12 vetë  e duke plagosur dhjetëra të tjerëve.

Duke marrë parasysh shhpërthimin e vitit 2010 nën zyrën e FBS-së në Moskë, shefi i FSB-së Alexandr Bortnikov mund të ketë pasur një asye përsonale që e lidh me vdekjen e Doku Umarovit. Megjithatë, lufta e NATO-s e gjeneratës së katërt është e destinuar të vazhdojë për sa kohë bashkësia ndërkombëtare bën një sy qorr për sponsorizimin nga Arabia Saudite dhe disa vende anëtare të NATO-s të vdekjeve dhe të shkatërrimit në emër të “lirisë dhe demokracisë.”

Burimi: Press TV