Bosna Hersek

Irani ka qëndruar gjithmonë në përkrahje të Bosnjes

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif thotë se Republika Islamike e Iranit ka qëndruar gjithmonë pranë Bosnjës e Hercegovinës dhe popullit të saj në kohë të vështira.


     Sipas  agjencisë IRIB, gjatë një takimi me ambasadorin e ri boshnjak në Iran Edib Begoviç, në Teheran, të dielën, Muhammed Xhevad Zarif tha se Irani mirëpret përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjës-Hercegovinës, duke bërë thirrje për heqjen e pengesave në rrugën e zgjerimit të lidhjeve dypalëshe.


     Diplomati i lartë iranian, gjithashtu, vuri në dukje se Irani  dhe Bosnja e Hercegovina janë në organizatat ndërkombëtare, përkatësisht në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) dhe Lëvizjen e të Painkuadruarve ( NAM ), duke theksuar nevojën për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe konsultimeve të vazhdueshme mes Iranit dhe zyrtarëve boshnjakë për të forcuar ndërveprimet konstruktive në përputhje me interesa të përbashkëta.

 

    Edib Begoviç, nga ana e tij, e informoi Ministrin e Jashtëm të Iranit për politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit të tij, duke theksuar se ka bazë të mjaftueshme për zgjerimin e marrëdhënieve Teheran - Sarajevë.