Të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës padisin qeverinë holandeze
Të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës më 1995 në Bosnjë kanë hapur një padi civile kundër qeverisë holandeze, duke thënë se paqeruajtësit e OKB-së dështuan për t'i mbrojtur ata.
Sipas Press TV, një grup i grave
veja, nënave të mërzitura, të cilat e quajnë veten e tyre, Nënat e Srebrenicës, të
hënën, sollën padi para një gjykate në Hagë.
Grupi i grave pretendon se
paqeruajtësit holandezë, që shërbenin në kuadër të OKB-së, nuk arritën të
parandalojnë vrasjet, të cilët lënë mijëra muslimanëve të masakrohen.
Marco Gerritsen, avokati i grupit, i
tha gjykatës , Ata nuk e penguan vrasjen e mijëra civilëve.
Holanda, megjithatë, argumenton se nuk kishte kontroll të drejtpërdrejtë mbi
trupat hollandeze gjatë operacionit paqeruajtës, kurse avokati Bert-Jan
Houtzagers, tha para gjykatës se Forca Hollandeze bëri atë që mundej, me
një numër të vogël të njerëzve.
Enklava muslimane e Srebrenicës, në lindje të Bosnjës e- Hercegovinës, ishte nën mbrojtjen e OKB-së kur u muarr nga forcat serbe të Bosnjës nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç në muajin korrik, 1995.
Mbi 8.000 muslimanë u masakruan
gjatë ditëve të mëvonshme dhe trupat e tyre janë hedhur në varreza masive,
ishte kjo masakra më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.