İran

Kryetari i Iranit bën thirrje për të lëvizur drejt zhvillimit kulturor

Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani, në seancën e parë të Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor në Vitin e Ri ( sipas kalendarik të Iranit) bëri thirrje për të lëvizur drejt zhvillimit kulturor.


     Sipas raportit të agjencisë IRNA, sipas faqes së Zyrës Presidenciale të martën në mbrëmje, Hassan Rouhani theksoi se Revolucioni Islamik u formua në themel të fesë dhe kulturës dhe ne duhet të përkrahim  zhvillimin e formimin kulturor, vendosmërinë kombëtare, lëvizshmërin sociale dhe menaxhimin e xhihadit.


     Ai nënvizoi efektin reciprok të ekonomisë dhe kulturës në njëri-tjetrin dhe tha se qeveria e tij  e ndali inflacionin dhe do të krijojë vende pune për të papunët, veçanërisht të arsimuarit në Vitin e Ri.