Fe

Në Belgjikë do të fillojë programi për mësimin përmendësh të Kur'anit për dy muaj

Një institut islamik në kryeqytetin belg po planifikon të mbajë një program në të cilin pjesëmarrësit do të mësojnë përmendësh tërë Kur’anin për dy muaj.


     Instituti Islam El - Hikma në Bruksel po organizon programin, i cili ka për të filluar në të ardhmen e afërt, njoftoi elhikma website.


     Instituti, në një deklaratë tha se metoda e tij për të mësuar Kur’anin përmendësh është i veçant në të gjithë Evropën.


    Ai tha se eksperti i mirënjohur belg i Kur’anit, Shejh Muhammed Lamasia do t’i mësimojë për dy muaj.


     Sipas deklaratës, regjistrimi për pjesëmarrje në këtë program do të fillojë në mes të muajit mars.


     Instituti Islam El – Hikma, gjithashtu, ka mbajtur kurse për këndim të Kur’anit me Texhvid për grupe të moshave të ndryshme që nga fillimi i këtij viti.


     Belgjika është strehë e rreth 650.000 muslimanëve, ose rreth 6 për qind e popullsisë së përgjithshme, në bazë të një mesatare prej disa vlerësimeve statistikore . Shumica e muslimanëve të vendit jetojnë në kryeqytet, në Bruksel.