SHBA, Evropa shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut
Anëtar i Mexhlisit (Kuvendit) të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe i Komisionit për Politikë të Jashtme, Muhammed Ismaili të shtunën tha se SHBA dhe Europa janë ndër shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut.
Duke folur për agjencinë IRNA, ai tha
se qeveria e SHBA ka qenë e përfshirë në të gjitha llojet e krimeve kundër
njerëzimit gjatë gjithë jetës së saj politike.
Deputeti shtoi se vendet perëndimore
mbështeten në çështjet e të drejtave të njeriut sepse e kanë si një instrument
për të imponuar vullnetin e tyre mbi qeveritë sa herë që ata shohin interesat e
tyre në rrezik.
Parlamentari theksoi se qeveritë dhe administratat të cilat
janë përgjegjëse për krimet më të mëdha kundër njerëzimit nuk kanë të drejtë të
flasin për ë drejtat e njeriut dhe të pretendojnë se po mbrojnë vlerat humane.
Muhammed Ismaili tha se SHBA dhe
Evropa do të jenë të kënaqura me gjendjen e të drejtave të njeriut në një shtet
vetëm kur ai shtet e dorëzon gjithë
pushtetin dhe burimet e saj për ta.
Deputeti tha se që nga dita e parë e
themelimit të sistemi islamik në Iran,
Irani ka theksuar vlerat humanitare dhe thekson nevojën për përballjen ndaj shtypësëve.
Ai vuri në dukje se SHBA dhe Evropa
nxjerrin rezoluta për të drejtat e njeriut kundër vendeve kur ata e kuptojnë se
politika e tyre nuk është duke lëvizur
në përputhje me interesat e tyre.