Rusia

Rusia dënon rezolutën e A.P. të Këshillit të Evropës

Rusia e ka dënuar një rezolutë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) që fajëson Moskën për krizën në Ukrainë.


    Sipas AFP, rezoluta u miratua të mërkurën me 154 vota pro, 26 kundër dhe 14 abstenime.


    Ministria e Jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se Është e qartë për ne se dokumenti është bërë me nxitim dhe ndjek qëllime thjesht politike.


      Deklarata shtoi Kundër parimeve të drejtësisë dhe objektivitetit, dhe duke cituar burime të panjohura, por në mënyrë të qartë të zgjedhura tendencioze, raporti jep vlerësime dhe përfundime shumë të dyshimta.


    Alexei Pushkov, kryetar i Komitetit të Jashtëm të Dumas Ruse dhe kreu i delegacionit rus në PACE, gjithashtu, përshkroi akuzat ndaj Moskës si agresion politik.


    Ligjvënësi rus Leonid Slutsky, nënkryetari i delegacionit rus në PACE, gjithashtu e dënoi dokumentin duke e quajtur atë si të tipizuar me standarde të dyfishta.