Protesta në Bahrejn, bie dëshmor një i ri afër kryeqytetit
Një djalë i ri nga Bahrejni ra dëshmor, u vra nga forcat e sigurimit të cilat shtojnë presionin ndaj protestuesve që demonstrojnë kundër regjimit, duke kërkuar demokraci në ishullin e Gjirit Persik.
Sipas Press TV, të martën, oficierë
të policisë kanë kërkuar 20 - vjeçarin Hussain Ahmad Sharafin në shtëpinë e tij,
ku papritmas plasën dy shpërthime në atë vend.
HusseinAhmad Sharafi, i cili ishte
nga fshati Eker pranë kryeqytetit Manama, u plagos rëndë, por forcat e sigurisë
nuk e lejuan ndihmën e shpejt as zjarrëfiksit për të ardhur në vendbanimin e
tij.
Që nga mesi i muajit shkurt të vitit
2011, mijëra protestues pro -demokracisë kanë mbajtur demonstrata të shumta në
rrugët e Bahrejnit, duke bërë thirrje që familja mbretërore Al Khalifa të heqë
dorë nga pushtetin.
Më 14 mars 2011 trupa nga Arabia
Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pushtuan vendin për të ndihmuar qeverinë
e Bahrejnit në shtypjen e protestuesve paqësorë.
Si rezultat e shtypjes
policore-ushtarake, qindra bajrejnas rënë dëshmor, janë plagosur dhe janë
arrestuar nga forcat e regjimit që nga shpërthimi i kryengritjes në fillim të vitit 2011.