U vranë disa terroristë në qytetin Douma të Sirisë
Operacioni i ditës së martë rezultoi në shkatërrimin e sasive të mëdha të armëve dhe municioneve që u përkiste grupeve terroriste që vepronin në qytet.
Trupat siriane kanë vrarë
terroristët në fermat e rajonit Alija.
Një njësi e ushtrisë ka ndjekur terroristët në zonën Xhobar, duke eliminuar një
numër të tyre, duke përfshirë Samir Ataja, ndërsa një tjetër njësi ka kryer një
operacion, ku në shënjestër kishte një bazë që i përkiste Frontit Islamik në
zonën Adra, ku shkatërruan armët dhe municionet e tyre.
Burimet ushtarake thonë se ushtria ka
patur në shënjestër edhe tubimet e terroristëve në Haleb, el- Atareb, el-
Mislmijeh, Handarat, Hiritan, Khan el- Assal, Daret Gaza, Khan Touman, el- Braixh
dhe Bahret el- Shurfeh, duke vrarë dhe plagosur një numri të terroristëve.
Të hënën, një njësi e ushtrisë
siriane zuri në pritë militantët në zonën industriale të Adra-s, një fshat në rrethin
e kryeqytetit Damask, duke vrarë 20 prej tyre. Militantët i përkisnin një grupi
terrorist, që e quan veten Xhaish el - Islam.
Trupat siriane kryen një operacion
kundër militantëve në el- Rashidin, në qytet e madh të Halebit, duke vrarë dhe
duke plagosur shumë prej tyre.
Të dielën, trupat siriane kanë
vazhduar operacionet e tyre pranë zonës el – Muleha, një fshat në rrethin e
Damaskut, duke shkatërruar një punëtori, në të cilën punoheshin pajisje të
improvizuara shpërthyese ( IED) dhe duke vrarë një numër të militantëve.
Siria është kapluar nga dhuna
vdekjeprurëse që nga viti 2011. Mbi 140.000 njerëz thuhet se janë vrarë dhe
miliona të tjerë janë zhvendosur për
shkak të dhunës së nxitur nga militantët të përkrahur nga perëndimorët.
Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore
dhe aleatët e tyre rajonal - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po
mbështesin militantët që veprojnë brenda Sirisë.
Burimi : Al - Alam