Egjipt ndalon memorizimin e Kur’anit për femrat pa certifikatë të Al-Azharit.
Egjipti ka ndaluar veprimtarinë e grave për memorizimin e Kur’anit pa diplomë të Univerzitetit Islamik El-Az-har në Kairo.
Drejtori i Departamentit të Vakfit në Kairo, Shejh Zahir Muhamed Abdul ka lëshuar një vendim që ndalon gratë të memorizojnë Kur’anin dhe predikuesit të cilët nuk kanë certifikata nga Al-Azhar ose nga Ministria e Vakfit. Në Egjipt.
Zyrtari tha se vendimi është bërë në bazë të politikave dhe strategjive të Ministrit të Vakvit, Guma Muhammad Mukhtar, me qëllim për të promovuar Islamin e moderuar, që është prcaktuar nga Univerziteti Al-Azhar.
Ai shtoi se kohët e fundit femrat që memorizonin Kur'anin dhe predikuesit i kanë shtrembëruar mësimet e Islamit në predikimin e tyre.
Më herët, Ministria kishte ndaluar veprimtarinë e mësimit të Kur’anit përmendësh nga burrat dhe kishte ndaluar predikuesit pa certifikatave zyrtare.
(IKNA) 1304937