Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë kundër gabimit historik në Ukrainë
Të marten, Shefi i NATO-s paralajmëroi Rusinë se do të kryente një gabim historik në qoftë se ajo ndërhynë më tej në Ukrainë, duke i bërë thirrje Moskës për një hap prapa, pasi militantët pro-Kremlinit kanë pushtuar ndërtesat qeveritare në disa qytete në lindje të Ukrainës.
Sipas
agjencisë AFP, Anders Fogh Rasmusen tha në një seminar në Paris,
Unë i bëj thirrje Rusisë të bëj një hap prapa dhe të mos eskalojë situata
në lindje të Ukrainës.
Rasmusen shtoi, Nëse Rusia do
të ndërhyjë më tej në Ukrainë do të ishte një gabim historik. Ndërhyrja do të
ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona me Rusinë dhe kjo do të izolojë më
tej Rusinë ndërkombëtarisht.
Aktivistët pro-Rusi kanë pushtuar
ndërtesat shtetërore në qytetet lindore të Kharkiv, Lugansk dhe Donetsk, ku ata
kanë premtuar të votojnë për bashkimin me Rusinë sikur që ndodhi situata me
një jehonë të fuqishme në muajin e
kaluar në Krime, një gadishull të Detit të Zi që u aneksua nga Moska.