Art

Disa vende islamike refuzojnë filmin e ri për hz. Nuhin

Disa vende islamike kanë refuzuar të japin lejen shfaqjes së epikës së re të Hollivudit në lidhje me Anijen e Nuhit, siç përshkruhet në film i dërguari i Zotit.


    Mënyra si paraqet në film figura e të dërguarit shenjtë në Kur’an, hz. Nuhi (a.s.), ka ndikuar që tri shtete arabe duke përfshirë Katarin, Bahrejnin dhe Emiratet e Bashkuara Araba nuk do të lëshojë lejen e shfaqjes.  

 

    Për shkak të respektit për këto ndjenja fetare, ne e kemi ndaluar filmin, tha Xhuma Obaid al Lim, drejtor i the Media Content Tracking Department at the National Media Council (NMC), i cili është përgjegjës për miratimin filmave në Emiratet e Bashkuara Arabe.


     Refuzimi i shfaqjes së filmit, Nuhu, është i bazuar në një fetva të lëshuar nga një prej institucioneve më të respektuare islame në botë, sipas të cilit i dërguari i Allahut përshkruhet në kundërshtim me mësimet e Islamit.


     Fetvaja ( një vendim sipas ligjeve të Islamit ) është bërë nga institucioni Al – Az’har në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, e njohur si qendra kryesore e Mendimit Islam Sunit.


    I dërguari i Allahut hz.Nuhi (a.s.), thuhet se ka ndërtuar një anije që shpëtoi botën njerëzore dhe shtazore nga një përmbytje e madhe, është veçori e përbashkët  te Krishtërimi, Judaizmi dhe Islami.


    Drejtuar nga Darren Aronofsky, film është prodhuar nga Paramount Pictures me një buxhet prej 130 milionë dollarë amerikan.


   Darren Aronofsky më parë kishte thënë se tregimi i tij është një ritregim i lirë, në vend të ngjarjes së saktë të Nuhut.


      Filmi paraqet Russell Crowe në rolin e të dërguarit hz. Nuh, që premiera është planifikuar të shfaqet në SHBA më 28 mars 2014.