Latin Amerika

Mijëra vetë në protestë anti-qeveritare në Haiti

Kryeqyteti i Haitit ka parë protestën  anti-qeveritare më të madhe deri më tani këtë vit, ku me mijëra njerëz kanë bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit Michel Martelly.


     Protestuesit, të bashkuar me partitë opozitare, u mblodhën të shtunën në Port -au-Prince. Ata thanë  se Michel Martelly nuk ka bërë sa duhet për të zbutur urinë në këtë vend të varfër të Karaibeve, që u betua si president në muajin maj 2011.


      Demonstruesit u ankuan,  gjithashtu, se zgjedhjet legjislative dhe lokale ka më shumë se dy vjet që ato po vonohen.


      Michel Martelly dhe kryeministri Laurent Lamothe janë duke u fajësuar për korrupsion të përhapur dhe keqmenaxhim, të cilat kanë çuar në një kosto të paparë të lartë të jetesës. Një kese me oriz në qytet thuhet se kushton $ 29 (dollar).


     Mijëra njerëz organizuan demonstrata në Haiti në tetorin e kaluar për të protestuar kundër qeverisë të Michel Martelly.


     Më 30 shtator 2013, një demonstrim i ngjashëm u bënë në kryeqytet në përvjetorin e rrëzimit të presidentit Jean - Bertrand Aristide 1991.
Aristide u detyrua të largohet nga pushteti në fillim të vitit 2004, pas disa muajsh të trazirave politike.