U liruan 16-të të burgosur talebanë në Pakistan
16 të burgosur talebanë u liruan, ndërsa Pakistani përpiqet për të ringjallur bisedimet e paqes.
Pakistani thuhet se ka liruar të paktën
gjashtëmbëdhjetë të burgosur talebanë me miratimin e kryeministrit Navaz
Sharif.
Ata nuk janë komandantë të mëdhenj, por
njerëz të thjesht të fiseve të cilët u arrestuan gjatë operacioneve të ndryshme
kërkimi në Vaziristanin Jugor gjatë dy-tre viteve të fundit, kështu tha zyrtari
më i lartë i qeverisë në rajonin fisnor veriperëndimor, Islam Zeb, për
agjencinë Reuters.
Talebanët pakistanezë janë pajtuar
për një armëpushim prej një muaji që nga 1 marsi.
Megjithatë, siç tha lëvizja këtë javë se ata nuk
do të zgjasin armëpushimin sepse qeveria nuk ishte serioze në lidhje me
plotësimin e kërkesave të tyre, duke përfshirë lirimin e 800 të burgosur, grupi
kryengritës i përshkruan ata si anëtarë familjarë të pafajshëm.