Liban

Nasrallah ka nën komandën e tij në gatishmëri 500 mijë luftëtarë me eksperiencë

Po, unë po flas për aktualitetin. Unë nuk flas për hamendësimin nëse “Sejid Hasani bën thirrje për luftë dhe kërkon një numër të këtillë.” Unë flas për një shifër prej 500 mijë luftëtarësh që gjenden aktualisht nën komandën e Sejid Hasanit dhe që presin në një sistem të koordinuar.

Do të vazhdojmë me anë të këtij artikulli që të publikojmë analizat e Enis Nakashit përsa i përket rajonit duke i ndarë ato duke marrë parasysh çështjet për të cilat fjalë. Tema e mëparshme kishte të bënte më ngjarjet në Aksa dhe me rezistencën e Jeruzalemit. Tema e cila analizohet në këtë artikull është Hizbullahu, Izraeli dhe analiza e Sejid Nasrallahut në fjalimin e tij.

Intervistuesi: Zoti Nakash, gjatë programit tuaj të fundit folët për qëllimet dhe madhështitë e popullit arab. Po ekziston Aksi i Rezistencës, edhe Siria është pjesë e Aksit të Rezistencës dhe ky aks është duke dalë fitimtar, por ju flisni për një komb, çfarë ka mbetur nga ky komb?

- Kombi është goditur nga brenda. Janë përdorur elementë arabë. Nuk po them se janë përdorur spiunë. Kanë luajtur rolet e tyre organizata dhe shtete. Është luajtur me gjakun tonë nëpërmjet parave të arabëve. GjatëLufës së Parë Botërore, paranë e anglezëve e merrnin Sherif Hysejni dhe Abdulazizi. Financoheshin nga jashtë. Ndërsa aktualisht, arabët nga mesi ynë janë financues të shkatërrimit të kombit tonë dhe të fitores së Izraelit. Kjo është një gjë që ne e dimë dhe e shofim qartë. Megjithatë, nëse brenda një familje ekziston një i çmendur që shemb dhe shkatërron çdo gjë që i del para, kjo nuk do të thotë që e gjithë familja duhet ta ndjekë atë. Sepse ne jemi ata që kemi një qëllim. Akoma jemi të ndërgjegjshëm për çfarë bëjmë. Nuk kemi devijuar si arabët e tjerë dhe nuk na është goditur vetëdija jonë. Sepse ne kemi dhënë dëshmorët tanë. Kemi ndërtuar strategjitë tona dhe si Aks i Rezistencës kemi korrur sukses me strategjitë tona. Nuk jemi bërë si at dhe nuk i jemi përulur komploteve. Shikoni se në çfarë gjendje janë katandisur ata që financoheshin nga arabët. Ndërsa kishinn krijuar një front të përbashkët dhe na sulmonin, tashmë janë duke vrarë njëri-tjetrin. Po sulmojnë njëri-tjetrin edhe në fushat ekonomike, mediatike dhe shumë të tjera. Ne gjithnjë kemi bërë thirrje për bashkim dhe unitet. Nuk kemi luajtur me shpifje. I kemi qartësuar gjithë mospërputhjet dhe gjithnjë kemi qënë të hapur për armikun tonë Izraelin dhe Amerikën dhe kanë qënë përparësia jonë. Armiqësia jonë nuk është mes feve, mes myslmanëve dhe të krishterëve, as mes arabëve. Ata vetë kanë ardhur dhe kanë mbjellë farat e shpifjeve.

Tashmë, nërsa flasim për qëllimet dhe objektivat tona nuk duhet të harrojmë kurrësesi se për t’i arritur ato do të bëjmë sakrificat tona. Nëse të ardhmen e një shteti të këtillë si Siria që ka një qytetërmin pre 7 mijë viteve do ta vendosë një ishull i pasur me naftë me një popullësi prej 300 mijë banorësh si Katari, atëherë kjo shtë një fatkeqësi për këtë qytetërim. Ne duhet të besojmë tek fitorja.

Më besoni se, krisjet e brendshme që po përjetohen aktualisht do të na përforcojnë për çështjen tonë kryesore. Më lejoni të shpjegohem, Nasrallah pse sot shprehet se “Nëse sulmoni Sirinë apo Libanin nga shumë vende të botës do të vijnë njerëz që të luftojnë me ju”? Ky është pikërisht rezultati i konflikteve të brendshme. Ata krijun dinamikë duke sjellë nga gjithë bota muxhahedinjë dhe vullnetarë. Me anë të kësaj dinamike ata hapën dyer që qëndronin të mbyllura. Kur në Siri u futën çeçenë, libianë, tunizianë dhe të huaj të tjerë, në Siri hyri edhe Hizbullahu. Asnjëherë më parë Hizbullahu nuk ka hyrë në Siri. Për këtë arsye, magji e sotme ndërroi kah në të kundër të vetë magjistarit. Po e them duke e theksuar dhe duke mos e ekzagjëruar aspak se nën komandën e Sejid Hasan Nasrallah gjenden gjysmë milioni luftëtarë me eksperiencë

Intervistuesi: Pavarësisht humbjeve që janë shënuar?

- Po, unë po flas për aktualitetin. Unë nuk flas nëse “Sejid Hasani bën thirrje për luftë dhe kërkon një numër të këtillë.” Unë flas për një shifër prej 500 mijë luftëtaërsh që gjenden aktualisht nën komandën e Sejid Hasanit dhe që presin në një sistem të koordinuar.

- Në fjalimin e tij, Hasan Nasrallah bëri me dije se Rezistenca e ka rritur fuqinë e saj deri në 7 herë më shumë. Sipas mendimit tuaj, cili ka qënë qëllimi i këtij fjalimi? (Shënim: Bëhet fjalë për fjalimin e datës 13 gusht 2017)

- Edhe unë do të ndjek mënyrën që përdor Sejjid Hasani gjatë fjalimeve të tij që konsiston në metodën “do t’ia fillojmë nga fundi”. Fillimi i këtij fjalimi është i këtillë: Unë jam lider i periudhës kur fitoret tona do i varrosin huumbjet që kemi pësuar gjatë historisë dhe fitoret janë e vërteta dhe e ardhmja jonë. Gjatë fjalimit të tij Sejjid Hasani foli në lidhje me fitoren tonë, për rrugën që i jemi futur të çlirimit të territoreve tona gjatë viteve 2000 dhe pikave të rëndësishme ekonomike për të cilat kemi punuar. Ashtu siç ka analizuar edhe Sejjid Hasan kjo fitore dhe liri ka rezultuar në një përfundim strategjik: Dhënia  fund të projektit të Izraelit të Madh. Pas kësaj fitore është bërë mëse e qartë dhe e dukshme me Izraeli nuk do të mund më kurrë të pushtojë më tej territore arabe.

Ndërsa fitorja e vitit 2006 ishte një hap i dytë. Pas kësaj, Izraeli erdhi në një pikë kur nuk mund t’i kontrollonte më kushtet e stij. Kjo ushtri tashmë nuk mund të shërbente si mjet as për të arritur interesat e Perëndimit dhe as për të realizuar qëllimet politike dhe ushtarke të shtetit pushtues të Izraelit sepse edhe në dëshmitë e tyre kanë pranuar të vërtetën e humbjes. Prova më e madhe e kësaj është fakti se Hizbullahu që kishin për qëllim të shkatërronin gjatë luftës së vitit 2006, aktualisht sa vjen e fuqizohet gjithnjë e më shum.

Si një rrugë tjetër alternative, Izraeli ka bërë përpjekje që të shkatërrojë gjithë rajonin npërmjet tekfirxhinjve, të cilët aktualisht mund të themi se në balancën strategjike kanë interesa të përbashkta me Izraelin dhe me SHBA-në. Megjithatë, edhe ky projekt ka shënuar dështimin e tij. Tashmë jemi duke e varrosur këtë projekt në Irak dhe Siri. Ashtu siç është shprehur edhe Sejjid Hasani “Ne jemi udhëheqësit e fitoreve”. Në fund të fjalimit të tij, ai ka theksuar diçka që ka bërë përshtypje: Mua nuk më intereson një person, apo një tjetër, ajo që mua më intereson është se armiku ynëështë Izraeli. Sejjid Hasani i ka bërë thirrje të gjithë atyre që ndodhen në fronte të ndryshme, madje edhe atyre që mbështesin luftrat me ne por që në të njëjtën kohë janë nga i njëjti komb, i njëjti ymet, e njëjta fe dhe i njëjti gjak –qoftshin ata në Liban, apo edhe në vende të tjera: Më lejoni t’ju jap një këshillë, braktisini paragjykimet tuaja të gabuara. Mua nuk më intereson as të marr nga ju diçka që do të më rriste influencën dhe as më intereson që të laj hesape me ju.

Një thirrje e këtillë mund të vij vetëm nga një lider fitimtar që ka arritur majat dhe që kërkon të bashkojë popullin. Ky lider i ka hapur dyert të gjithë atyre që kanë mbetur në mes të rrugës dhe që duan të kthehen. I ka mbyllur dyert e refuzimit dhe ka hapur dyert e këshillës. Megjithatë, opozita aktuale në Liban nuk rrjedh nga këndvështrimi i ndryshëm strategjik dhe nga këndvështrimet e ndryshme politike. Madje nuk i ka mbetur më rëndësi as dallimeve sektariste (medhhebiste). Çdo gjë tashmëështë zbuluar haptazi. Kur shohim situatën aktuale në rajon edhe shiitë kanë konflikte brenda llojit të tyre, po kështu edhe sunnitë. Mosmarrëveshjet aktuale qëndrojnë mes atyre që duan të veprojnë sipas strategjive dhe politikave të fanatizmit arab të Amerikës dhe Izraelit dhe mes atyre që kërkojnë liri. Aktualisht në Liban ndodhen dy palë që dallojnë për nga llojet e marrëdhënieve që kanë por që ngjajnë me njëra-jetrën për nga pozicioni ku qëndrojnë. Disa i shohin gjërat duke u nisur nga interesat e tyre personale dhe sipas kësaj mbajnë një pozicion të caktuar politik. Ndërsa disa të tjerë kanë marrëdhënie të drejtpërdrejta me fuqitë e jashtme dhe sipas kësaj kanë pozicionin e tyre. Këta persona, pavarësisht se mund të jenë përfaqësues parlametar, apo edhe ministra vazhdojnë të ruajnë lidhjet e tyre të drejtpërdrejta. Nëse shihni historinë e Libanit do të zbuloni një rrjet të tërë ngjarjesh në lidhje me këtë linjë. Shumë individë, në shumë fusha të jetës nga gazetarët, komandantët e ushtrive, përfaqësuesit parlamentrë, deri tek këshilluesit dhe shumë të tjerë punonin për fuqitë e jashtme dhe armiqësore.

Kemi parë se Rezistenca Libaneze ka bërë lëvizje të zgjuara. Nuk ka krijuar probleme libanezësh kundër libanezëve. Kjo që shërben si këshillë pikërisht për këta persona. U thotë këtyre personave se “ju nuk përfaqësoni asgjë pavarësisht emri që keni krijuar dhe shërbimeve që bëni për armiqtë”. Nga ana tjetër në Liban kemi një Rezistencë të rrethuar që ka një përfaqësueshmëri dhe kjo përfaqësueshmëri është e shtrirë në gjithë hartën e Lindjes së Mesme. Ashtu siç kanë dëshmuar edhe armiqëtë edhe miqëtë e saj, Rezistenca është ajo që do të përcaktojë të ardhmen e rajonit. Si përfundim shohim se fronti kundërshtar që punon për rmikun nuk ka më asnjë rëndësi dhe ne i këshillojmë të gjithë që t’i shohin mirë këto përllogaritje.

- Për më tepër, me një tonalitet të kujdesshëm dhe të qetë, sejjid Hasani përkujtoi centralin bërthamor Dimona. Theksoi se centrali Dimona do të krijojë një rrezik më të madh se depot e amoniakut. Si e komentoni ju këtë mesazh? (Shënimi i Përkthyesit: Pas kërcënimeve të Hizbullahut, Izraeli i ka mbyllur depot e amonjakut dhe fabrikat e amonjakut kanë shënuar humbje miliona dollarëshe.)

- Në një fjali tjetër të tij, Sejid Hasani ka përmendur rreziqet e mëparshme si raketat dhe numrin e lartë të tyre, të cilatn nuk i duhet t’i rikujtojë. Megithatëështë shprehur se siç dihej edhe fundi i çështjes së amonjakut po kështu e dimë edhe fundin që pret çështjen e Dimonas. Ai tha se nuk ia vlen t’i rikujtojë dhe t’i rikërcënojë, duke qënë se ky kërcënim është bërë tashmë. Ka një çështje për të cilën Sejjid Hysejni nuk ka folur. Një orë përpara fjalimit të Sejjidit është publikuar një lajm i ri. Në shtyp ka përfunduar një deklaratë e kryetarit të shërbimeve të inteligjencës izraelite, Kohen. Kohen shprehej se “Sot gjendemi në situatën më të keqe që jemi gjendur ndonjëherë dhe SHBA-ja duhet ta kuptojë këtë.” Sepse në rajon gjenden forca të ardhura nga shumë shtete që mbështesin Iranin dhe Hizbullahun. Këto forca po vijnë për të lufutar krah Iranit dhe Hizbullahut kundër nesh. Kjo gjë bëhet e ditur edhe në shumë deklaratë të Sejjid Hasanit. Në një fjalim të tij Sejid Hasani është shprehur se “Po vijnë drejt jush për të luftuar kundër jush nga Afganistani, Irani, Iraku, Jemeni dhe shumë shtete të tjera.” Këtë mesazh të Sejjidit unë duke e analizuar e kuptoj kështu: Mund të jetë një rastësi, aktualisht edhe unë po konntrolloj disa dokumentë historikë dhe po analizoj shënimet e mia. Në historinë arabe, askush nuk është gjendur në situatën që gjendeshim ne gjatë vitit 2006. Ajo që dua të them është se në vititn 2006, bota u mbodh kundër nesh në St. Petersburg. Nga Kina tek Rusia, nga Evropa tek Amerika dhe një pjesë e gjërë e gjeografisë arabe bashkë me mediat e tyre u vunë kundër Rezitencës dhe i vunë asaj disa kushte. Fjalët e Sejjid Hasanit përpara luftës u formësuan në këtë formë: Edhe nëse e gjithë bota bëhet bashkë, Rezistenca nuk do t’i pranojë këto kushte. Për më tepër, në luftën e 2006, ndryshe nga lufta e Tetorit jo i thithë ymeti u bashkua për të na ndihmuar të luftonim. Në Luftën e Tetorit, pas fronteve të Egjiptit dhe Sirirsë erdim mbështetjet edhe nga forcat e Libisë, Algjerisë, forcave të Irakut dhe Jemenit. Ndërsa në Luftën e vitit 2006, Rezistenca luftoi e vetme vetëm me mbështetjen e fshehtë të Sirisë. Nga këtu mund të kuptojmë se sa e madhe është kjo fitore.

Cila është panorama që shfaqet aktualisht përpara Izraelit? Në vitin 2006 gjendej një Rezistencë që duhej zhdukur nga këndvështrimi i Izraelit. Kjo Rezstencë nuk u shkatërrua, përkundrazi u fuqizua. Ndërsa lufta e brendshme që u krijua për të dobësuar ymentin dhe për të bërë të harrohet çështja palestineze u përball me një rezistencë të qëndrueshme të Iranit, Hizbullahut, Irakut dhe Sirisë. Në fund në rajon erdhën qindra mijëra luftëtarë që kanë si qëllim Palestinën.Unë po e them qartazi se aktualisht, nën urdhrin e Sejjid Hasanit dhe nën të njëjtin flamur me qëllimin e vetëm të çlirimit të Palestinës gjenden të gatshëm gjysmë milioni luftëtarë. Kjo është balanca për të cilën flet dhe shqetësohet Koheni. Ekziston edhe një çështje tjetër për të cilën Sejjid Hasani nuk dëshiron të flasë aktualisht. Qëllimi aktual i SHBA-së, shërbimeve izraelite dhe qeverisjes sioniste është që të parandalojë përhapjen e Rezistencës që do të lindë në rajon si një diell dhe do të çlirojë Palestinën. Në sajë të qëndrimit të palëkundur të Rezistencës në rajon po shënohen ndryshme të pozicioneve strategjike. Gaza sot po kthehet në situatën zero të periudhës së para zgjedhjeve. Sigurisht që ne nuk kemi dashur që Hamasi të përfshihej në këto zgjedhje, në këtë qeveri në këto ministri dhe çështje të këtilla. Gaza dhe Palestina janë aktualisht të pushtuara. Për këtë arsye, çështje të ndryshme jashtë logjikës së Rezistencës të këtilla si zgjedhjet, qeveritë dhe çështje të ngjashme. Logjika aktuale e Rezistencës po kthehet drejt Gazës për ta çliruar atë. Qeveria izraelite është e shqetësuar. Logjika e Rezistencës mbështetet tek Palestina. Dhe kjo gjë ndodh për qëndrimin e palëkundur të Rezistencës në Arsel, Irak, Siri dhe në rajone të tjera.

- Planet dhe vendet se ku mbështeten disa projekte të caktuara të një pjese të politikës në Liban janë shumë të qarta dhe të ditura. Janë përfshirë në shumë komplote të mëparshme, duke përfshirë edhe të Luftës ë vitit 2006. Pavarësisht këtyre janë hapur faqe të reja. A po flet lideri i Rezistencës vetëm për një shpresë? Ndërkohë që lideri i Rezistencës me një thirrje kombëtare dhe një fjalim gjithëpërfshirës tregon se “Rezistenca nuk është e interesuar për intresat politike” kërkon rënien dakord të gjithë libanezëve për politikat e Libanit.

- Unë personalisht nuk do t’i merrja fjalët e Sejjidit dhe të mundohem që të bind dikë. Megjithatë do t’i merrja këto fjalë dhe do t’ia përcillja disa prej bashkombasve tanë libanezë dhe disa prej miqve të kombit tonë. Le ta ndajmë popullin e thjeshtë nga pjesa politike dhe nga një pjesë e atyre që ndjekin këtë pjesë politike. Nga këtu dua t’i them mediave tona, organizatave tona, personaliteteve politike dhe të gjithë atyre që veprojnë të koordinuar me ne: Le të mos humbim kohë duke u kthyer përgjigje dhe duke diskutuar me këto personalitete të devijuara politike.

- Më falni që ju ndërpres, por këto personnalitete politike kanë rrugën e tyre, ndjekësit e tyre. Partitë e tyre.

- Është e vërtetë dhe e kuptoj atë që thoni. Kjo është ajo që po thoja. Kur flasim në lidhje me këtë temë, shprehem gjithnjë që prej rinisë time me përvojë dhe specialitet sesi duhet administruar kjo çështje. Për një kohë të caktuar, liderët mund t’i mashtrojnë masat. Mund t;i drejtojnë në drejtime të gabuara këto masa për një kohë të caktuar. Megjithatë, në momentin kur rrugët, metodat e këtyre palëve dalin në shesh dhe kur ne të kemi arritur sukseset tona, ata nuk do të mund të vazhdojnë të veprojnë me të njëjtën logjikë. Ndonjëherë edhe ne ecim me mentalitetin se “Kjo rrugëështë pronë e babait të filanit”. E shohim këtë gjë në media. Filan person është udhëheqës i filan grupi. Ne nëpërmjet mediave tona i bëjmë pikërisht këta persona udhëheqës të një rruge a grupi të caktuar. Pavarësisht se i kritikojmë me ashpërsi, në vend që t’i rrëzojmë ata i bëjmë udheheqës. Ka një dallim të rëndësishëm. Duhet të folkusohemi në një gjë të këtillë. Kemii eksperiencat tona në lidhje me këtë çështje. Fatkeqësisht, mediat tona në shumë fusha janë të përqëndruara që t’u kthejnë përgjigje këtyre individëve dhe harrojnë ndjekësit e tyre. Kjo rrugë e tyre i përket njerëzve tanë. Qëllimi ynë i pashmangshëm është që të mos i humbim dhe t’i rifitojmë ata. Për shembull, unë nuk mendoj se në Bab Tabbana ekziston ndonjë njeri që nuk është armik i Izraelit, pavarësisht se në të shkuarën armët e tyre ishin drejtuar diku tjetër. Këta janë vëllezërit tanë. Trablusi është i yni, po kështu edhe Akkari. Pavarësisht, se në momente të caktuar ata kanë ndjekur personalitete të ndryshme politike mashtrimet politike, mashtrimet morale dhe lidhjet e tyre herët ose vonë kanë dalë në shesh. Le të mos humbim kohë duke u dhënë përgjigje këtyre personave. Kjo është thirrja që unë dua t’u bëj të gjithë atyre që merren me politikëë apo që gjenden në media.

Aktualisht, të gjithë ata që haptazi po mundohen që të nxjerrin një vendim sipas të cilit i duhet mohuar e drejta për t’u armatosur ushtrisë libaneze mund të akuzohen për traadhti. Sepse është e palogjikshme që mbështetësit e armikut tonë izraelit si përëndimorët, Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të furnizojnë me armë ushtrinë libaneze. Miq dhe armiq janë të vetëdijshëm se ky front është një front që mbështetet Izraelin. Nëse doni që ushtria libaneze të përforcohet duhet të dilni nga një mbulesë e këtillë. Ka shtete të mëdha sot që janë të gatshme të furnizojnë ushtrinë libaneze ashtu siç kanë furnizuar edhe Rezistencën. Ka edhe shtete që pavarësisht se nuk kanë pranuar të japin armë për Rezistencën janë të gatshëm që të armatosin ushtrinë libaneze. Në këtë mënyrë, edhe ushtria libaneze mund të mbrojë territoret tona në të njëjtën formë që i mbron edhe Rezistenca. Po e them shumë haptazi që të gjithë ata që marrin vendime politike për mos armatosjen e ushtrisë libaneze duke e kufizuar atë vetëm me ngjarjen e goditjes me armë të ambasadorit të SHBA-së janë tradhtarë të vendit.

Burimi: Medya Şafak